Baltë, dinosaur, sporte, kukulla, njëbrirësh dhe flutura. Rozë me shkëlqim apo një blu e guximshme, besoj se të gjitha këto detaje ju kanë shoqëruar gjatë viteve të para të jetës apo edhe më tej. Ti je një vajzë dhe duhet të luash me kukulla, ti je një djalë dhe duhet të luash me baltë, shigjeta, futboll, të ngjitet në pemë dhe kjo është vetëm “punë djemsh”.
Këpucët e vajzave janë të shndëritshme, dhe të djemve të thjeshta, në pjesën e vajzave në dyqanin e rrobave mbizotëron ngjyra rozë dhe tek djemtë rrobat me kafka. Por cili është problem nëse fëmija im, apo edhe vetë unë dëshirojmë të blejmë një veshje nga sektori tjetër për fëmijën tonë? A janë këpucët e fëmijës tonë që përcaktojnë të qënit djalë apo vajzë? A janë këto këpucë që përcaktojnë persperktivat e tyre në jetë?
Por edhe njëherë, përse vazhdojmë të diskutojmë për këtë?
Përse nuk duhet të pranojmë dhe të besojmë se një vajzë e re mund të bëhet një shkencëtare e zonja, e cila do të mund të ndryshojë botën? Përse nuk besojmë dhe nuk e lejojmë një djalosh të ri të bëhet një balerin i zoti kur ai në të vërtetë ka aftësi shumë të mira në këtë fushë? Ai një ditë mund të bëhet ylli i skenës!
A nuk është dashuria e një vajze për kiminë, politikën, mjekësinë më e rëndësishme se mënyra si ajo portretizohet në shoqëri dhe në media? Ku qëndron problemi nëse një djalë kërkon të bëhet parukier, dhe nuk i pëlqen të merret me futboll? Sepse kjo është ajo “që djemtë bëjnë”? E kush i bën këto ndarje e përcaktime gjinore?
E dini se në këtë mënyrë bota mund të humbë një shkencëtare të zonjën, një balerin mahnitës, një politikane shumë të aftë, një parukier të pasionuar? Dhe kështu ata përfundojnë të bëjnë një punë që nuk e kanë me pasion dhe që nuk i bën aspak të lumtur. Kështu askush nuk fiton asgjë!
Nocioni i asaj që vajzat dhe djemtë duhet të bëjnë është jashtëzakonisht shumë i dëmshëm, ka një potencial tepër negativ për jetën dhe të ardhmen e tyre. Perceptimi i shoqërisë në lidhje me gjininë, bën që interesat e fëmijës të mos inkurajohen, dhe kështu ai nuk përpiqet të arrijë më shumë në karrierë. Ndonjëherë është pikërisht mjedisi që nuk ushqen formimin e identiteteve të tyre unike.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu