Studiuesit e Universitetit të Pekinit kanë arritur të zbulojnë një lidhje që ekziston mes ushqyerjes së shëndetshme dhe favorizimit të zhvillimit tek fëmijët autikë.
Sipas ekspertëve, cilat do të ishin ushqimet më të mira për fëmijët me autizëm?
Prebiotikët do të luanin një rol shumë të madh dhe po ashtu edhe ushqimet që nuk përmbajnë gluten, dhe ndihma do të jetë kryesisht në zhvillimin dhe aftësitë sociale. Prebiotikët mund të merren nëpërmjet ushqimeve të ndryshme si: banania, mjalti, hudhra, asparagët, fasulet, thjerrëzat, kosi, molla, qepa, preshi, kakao, farat e linit, algat etj.
Ushqimet që përmbajnë gluten dhe që duhet të evitohen janë: tërshëra, gështenjat, misri, susami, tapioca (lloj drithi), niseshteja e patates, makaronat e të gjitha llojeve, patatet, buka, tortat dhe të gjitha prodhimet e ngjashme.
Si u krye studimi?
U morën në studim rreth 150 dokumenta që nga vitet 1960 dhe më pas studimi u përqëndrua tek prebiotikët dhe simptomat e autizmit. U zbulua se prebiotikët përmbajnë disa substanca lehtësisht të tretshme si fibrat të cilat shërbejnë si stimulues të rritjes së mikrobeve së traktit tretës. Ato veprojnë gjithashtu edhe duke favorizuar zhvillimin e bakterieve të reja në zorrë të cilat shërbejnë për të përforcuar barrierën mbrojtëse.
Ekspertët arritën të provojnë se stimulimi i bakterieve në zorrë lehtëson simptomat e autizmit, dhe këtu vlen të përmendim edhe rëndësinë që prebiotikët kanë në lidhje me përmirësimin e aktivitetit cerebral që lidhet me emocionet. Duke qënë se shendeti i zorrës ndikon në proçeset e trurit, marrja e prebioktikëve do të përmirësonte simptomat e autizmit.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu