Ky është një prej testeve që përdoren për të diagnostikuar praninë e autizmit tek fëmija dhe quhet testi ESAT dhe mund të bëhet tek fëmijët mbi 14 muajsh. Mund ta bëni bashkë me mjekun pediatër dhe nëse 3 ose më shumë përgjigje janë negative duhet të drejtoheni tek një specialist.
Një test diagnostikimi…
- Është fëmija juaj i interesuar për objekte të ndryshme dhe jo vetëm për makina apo butona? (Po/Jo)
- Kur fëmija juaj shpreh ndjenjat e tij duke qarë apo duke qeshur, mendoni se e bën këtë në momentin kur vërtet e ka të justifikuar të qarën apo të qeshurën? (Po/Jo)
- A reagon në mënyrë normale fëmija juaj ndaj stimulimeve të tilla si e ftohta, i nxehti, drita, zhurmat, dhimbja apo shakaje që mund të bëni me të? (Po/Jo)
- Mundet fëmija juaj të luajë në mënyra të ndryshme me lodrat, pra jo vetëm duke i futur në gojë, hedhur dhe përpjekur për t’i gjetur? (Po/Jo)
- Mundeni ju të kuptoni me lehtësi nga fytyra e fëmijës se çfarë ndien ai? (Po/Jo)
- E keni të lehtë të bëni një kontakt me sy me fëmijën tuaj? (Po/Jo)
- Në momentin që e keni lënë vetëm fëmijën tuaj për një kohë të caktuar, është përpjekur të tërheqë vëmendjen tuaj duke qarë apo duke ju thirrur? (Po/Jo)
- Karakterizohet sjellja e fëmijës tuaj nga mungesa e veprimeve të përsëritura si për shembull lëkundja e trupit apo përplasja e kokës? (Po/Jo)
- Është në gjendje fëmija juaj të sjellë objekte apo t’ju tregojë dicka pa ja kërkuar ju? (Po/Jo)
- A tregon fëmija juaj interes në lidhje me fëmijët e tjerë apo personat e rritur? (Po/Jo)
- I pëlqen fëmijës tuaj të përqafohet? (Po/Jo)
- Është në gjendje fëmija juaj t’i buzëqeshë personave të tjerë apo juve? (Po/Jo)
- I pëlqen fëmijës tuaj të luajë lojra me të tjerët si për shembull loja ta-ta (vendos duart në fytyrë dhe pastaj i heq duke thënë ta-ta), ta lëkundin me këmbë? (Po/Jo)
- A reagon fëmija juaj duke dëgjuar, parë, qeshur, folur apo belbëzuar nëse i flasin?
- A është në gjendje fëmija juaj të flasë disa fjalë apo të belbëzojë disa tinguj të ndryshëm? (Po/Jo)
- Nëse jeni duke i treguar diçka me gisht është në gjendje ai të ndjekë gishtin tuaj për të kuptuar çfarë po i tregoni? (Po/Jo)
- E përdor fëmija juaj gishtin tregues për të treguar atë që i intereson? (Po/Jo)
- E përdor fëmija juaj gishtin tregues për të pyetur në lidhje me dicka? (Po/Jo)
- Është në gjendje fëmija juaj të “shtiret” për shembull sikur mbush një filxhan me çaj nëse i jepni në dorë një filxhan dhe një çajnik prej lodre? (Po/Jo)
Ashtu siç e thamë edhe më sipër, nëse 3 ose më shumë përgjigje kanë dalë negative (jo) duhet të konsultoheni me specialistët për të vazhduar testet e tjera diagnostikuese.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu