I nxehti i muajit Gusht (por edhe i muajve të tjerë të verës në përgjithësi) rrezikon bukurinë e këmbëve të gruas. Ashtu siç e shpjegon edhe mjeku Fabio Rinaldim dermatolog dhe njëkohësisht president i “International hair research foundation” në Sorbonë, fryrja dhe e kapilarëve është shumë e madhe në verë dhe kjo për shkak të temperaturave të larta të cilat shkaktojnë probleme në qarkullimin e gjakut.
Më të rrezikuara janë gratë
Ky shqetësim shfaqet kryesisht tek gratë apo vajzat e reja të cilat mund të gjenden shpesh më këmbë të fryra, të rënda dhe që dhembin. Problemi bëhet edhe më i thellë tek gratë mbipeshë si edhe tek ato që qëndrojnë për një kohë të gjatë shtrirë apo ulur, kjo pasi ulet presioni me të cilin gjaku ngjitet në zemër.
Fryrjet, varicet dhe celuliti
Këto janë problemet më të shpeshta dhe prekin atë që nga disa studime të kryera në qendrën “Guam” është cilësuar si një nga pikat më seksi e gruas, këmbët. Sa më e shëndetshme të jetë ajo aq më tërheqëse do të duket në sytë e një mashkulli.
Por shumica e grave në muajin Gusht vuajnë nga problemet e mësipërme, sidomos gjatë shtatzanisë, dhe problemi më i madh konsiderohet fryrja e këmbëve. Më pas do të konsiderohet si problem edhe brishtësia e kapilarëve e cila shkaktohet nga ekspozimi në diell apo solaret.
Celuliti konsiderohet si një problem i dorës së tretë. Do t’ju këshillonim të evitonit takat e larta si edhe qëndrimin për një kohë të gjatë në të njëjtin pozicion qoftë ulur apo në këmbë. Edhe në këtë rast do t’ju vinin në ndihmë frutat, perimet dhe uji.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu