Stina e verës është ajo që karakterizohet nga lodhja fizike si pasojë e humbjes së shumë mineraleve gjatë djersitjes. Këshillat e ekspertëve do të ishin të konsumonit sa më shumë ujë, fruta dhe perime dhe mbi të gjitha ushqime të pasura me magnez dhe kalium.
Përse është i rëndësishëm magnezi dhe kaliumi?
- Mbajnë nën kontroll nervozizmin tuaj i cili gjatë verës është më i lartë si pasojë e vapës dhe mungesës së këtyre mineraleve. Pra do të jeni më pak agresivë.
- Ul presionin e gjakut. I nxehti e rrit ndjeshëm presionin e gjakut dhe ushqimet e pasura me magnez apo kalium do të luanin rolin e një medikamenti.
- Ju mbush me energji. Ju keni nevojë për më tepër energji duke qënë se gjatë verës edhe aktivitetet do të jenë më të mëdha.
- Mbron muskujt. Sipas disa studimeve magnezi relakson muskujt dhe lodhjen e këmbëve. Po ashtu edhe kaliumi.
- Ju ndihmon të flini më mirë. Gjatë verës shumë persona mund të kenë probleme me gjumin dhe këto minerale do të ndihmojnë shumë duke qënë se favorizojnë prodhimin e melatoninës që mundëson qetësimin tuaj.
- Mbrojnë zemrën tuaj. Si pasojë e vapës të madhe mund të provokohet takikardi, pra një rritje e rrahjeve të zemrës dhe pikërisht magnezi do të mundësojë rregullimin e tyre duke parandaluar aritminë.
- Ju dhuron një buzëqeshje më të mirë. Kjo pasi ndihmon në fiksimin e kalçiumit dhe fosforit tek dhëmbët të cilët do të duken më të fortë dhe të shëndetshëm.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu