Nëse jeni duke pritur të sillni në jetë një fëmijë duhet të bëni më parë një listë të gjërave që vërtet ju nevojiten duke qënë se ndonjëhere mund të bini “pre” edhe e blerejeve që nuk përdoren kurrë.
Nëse do të sillni në jetë një fëmijë në vjeshtë
Tashmë jemi pranë stinës së vjeshtës dhe nëse lindja juaj do të ndodhë në ato muaj mund të jetë e ndryshme nga e dimrit, edhe pse mund të bëjë ftohtë. Gjëja e parë është blerja e sendeve të spitalit.
Në të kaluarën mendohej se bebja duhej të mbulohej sa më shumë pasi kishte ftohtë më tepër krahasuar me të rriturit, por nuk është kështu! Fëmija i porsalindur nuk është në gjendje të mbajë nën kontroll vapën prandaj nëse ju do ta vishni tepër ai do të irritohet dhe do të vuajë duke u skuqur edhe në fytyrë.
Veshjet e bebes
Ato duhet të jenë të një cilësie të mirë dhe sa më praktike. Pra mos mendoni se një bebe të porsalindur do t’i hyjnë në punë xhinset apo fustanet me fjongo të mëdha. Veshjet më të përshtatshme do të konsiderohen: kapelja prej pambuku, truporet me mëngë të shkurtra dhe të gjata, getat, truporet e sipërme dhe pizhamat e holla. Kapelja duhet të përdoret vetëm në rast se ai ka ftohtë. Mos harroni çorapet dhe dorezat.
Ndërsa ndodheni në spital mund ta vishni fëmijën me kanatjere dhe trupore të sipërme, çorape dhe doreza. Nëse ne qytetin ku jetoni bën tepër ftohtë (për shembull në zonat veriore apo në qytetete të tilla si Korça, Pogradeci etj) mund të përdorni sipër kanatjeres edhe truporen me mëngë të gjata prej pambuku dhe më pas tutat e sipërme. Mund të vendosni edhe kapelen.
Mos ekzagjeroni me sasinë e veshjeve pasi fëmija rritet shumë shpejt.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu