Ai mund të jetë me bazë perimesh ose mishi dhe mund të përdoret duke zier në të makaronat e bebes, orizin, ose për të përgatitur drithërat (miellin e orizit, miellin e misrit, miellin e tërshërës etj).
Si të përgatisim një lëng perimesh?
Përbërësit
- 1 patate e qëruar;
- 1 kërcell selinoje;
- 1 kungull;
- 2-3 gjethe spinaqi;
- 1 karrotë.
Përgatitja
I hedhim të gjitha perimet e copëtuara në copa të mëdha në një tenxhere dhe më pas i ziejnë në 1.5 lt ujë për rreth 1 orë. E kulloni dhe më pas e përdorni sipas dëshirës. Mund ta ruani në ngrirje.
Si të përgatisim lëngun e mishit?
Përbërësit
- 100 gr mish viçi/pule/lepuri shumë të freskët;
- 100 gr perime të përziera;
- 1 lt ujë.
Përgatitja
I zieni të gjitha bashkë në një tenxhere për rreth 50 minuta dhe e përdorni për supëra të ndryshme pasi e keni kulluar.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu