Vaksinat janë një armë shumë e fortë që parandalojnë shumë sëmundje të rënda. Qëllimi i vaksinave është të nxisë organizmin për të prodhuar antitrupat e nevojshëm për një sëmundje të caktuar, por pa shfaqur ndonjë rrezik për një shfaqjen e sëmundjes tek fëmija.
Ndërkohë ende nënat kanë disa paqartësi në lidhje me vaksinimin…
A ka problem nëse e vonoj kryerjen e një vaksine?
Efikasiteti i vaksinës nuk reduktohet, por skema e vaksinimit duhet të aplikohet sa më parë. Të gjithë fëmijët duhet të jenë të imunizuar ndaj sëmundjeve.
Përse vaksinat janë konsideruar të sigurta?
Sepse janë të prodhuara nëpërmjet teknikave më moderne që mundëdësojnë higjenë maksimale, para se të injektohen monitorohen me kujdes dhe në mënyra të ndryshme, personeli që i aplikon është i specializuar për të kryer vaksinime. Vaksinat mund të shkaktojnë efekte të padëshiruara të lehta ashtu si gjithë medikamentet, por jo sëmundje neurologjike apo autizëm.
Mund ta vaksinoj fëmijën nëse nuk ndihet mirë?
Jo, duhet të prisni që ai të rikuperojë.
A ka vaksina më të rëndësishme se të tjerat?
Jo. Por ekzistojnë sëmundje më të rënda se të tjerat për personin e prekur dhe të gjithë komunitetin. Vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër tyre.
Përse disa prindër refuzojnë të vaksinojnë fëmijët?
Ata frikësohen kryesisht nga vaksina e 1 vjetorit, e quajtur MMR duke qënë se mendojnë se shkakton sindromën e Kaner, pra autizmin. Deri tani nuk ekziston asnjë e dhënë shkencore që të vërtetojë këtë gjë. Njihuni me simptomat e autizmit dhe bisedoni me mjekun nëse dyshoni se fëmija juaj ka lindur me këtë çrregullim.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu