Problemet e gjumit të fëmijës prekin shumë familje dhe sipas ekspertëve të spitalit pediatrik në Romë “Bambino Gesu”, fëmijë të ndryshëm shfaqin probleme të ndryshme si për shembull vështirësia për të fjetur, makthet e natës, zgjimet e shpeshta etj.
Këto probleme provokohen nga ankthi
Është ankthi faktori kryesor dhe zakonisht këtë ankth në moshën nën 3 vjeç e shkakton ndërgjegjësimi i fëmijës në lidhje me veten e tij dhe marrëdhënien me prindërit. Gjithashtu mund të ndikojnë edhe aftësitë që fëmija mëson gjatë ditës dhe që e bëjnë atë të ndiejë gëzim.
Gjatë vitit të parë të jetës
Fëmijët flejnë shumë dhe kryejnë një sërë aktivitetesh me prindërit.
Në vitin e dytë të jetës
Ankthi fillon të ndihet më tepër dhe kjo në shumë fëmijë shkakton frikë dhe makthe. Kjo frikë konsiderohet si një maturim mendor dhe maturim në imagjinatën kreative të fëmijës, të cilat lidhen edhe me shkëputjet e para nga prindërit. Pra fëmija ka frikë se mos braktiset nga prindërit.
Në vitin e tretë të jetës
Në këtë moshë fëmija mund të kërkojë t’i shkoni pranë pasi ka frikë nga errësira. Është një sjellje normale fëmijërore e lidhur me zhvillimin e ndërgjegjësimit së të qënit i pavarur nga prindërit.
Si duhet të veprojmë?
Prindërit duhet të jenë fleklsibël dhe të përshtaten me ndryshimet emocionale të fëmijës, duke qënë në të njëjtën kohë edhe të përpiktë me rregullat dhe rutinën e gjumit. Duke vepruar kështu fëmija do të ketë një gjumë më të qetë gjatë ditës dhe natës.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu