Disa të kuriozitete rreth bebeve na lene pa fjale!
Nëna natyrë ka krijuar disa “sekrete” tek ai bebi i vogël…
1.Bebet nuk kanë aromë të keqe në gojë. Ndoshta kjo ndodh sepse ata nuk kanë dhëmbë dhe kështu bakteriet nuk kanë ku të shumohen.
2. Nuk prodhojnë lot. Edhe nëse e shikoni që qan pa lot ai po vuan. Kjo ndodh pasi kanali i lotit është ende i mbyllur.
3. Bebet pastrojnë rrugët e frymëmarrjes me anën e teshtimave. E keni vënë re që teshtijnë shpesh? Mos mendoni se është ftohur, është shumë normale.
4. Ata dinë të notojnë. Kjo pasi kanë qënë 9 muaj brenda një ambient ujor dhe lidhjen e ngushtë me ujin fëmija nuk e harron deri në muajin e 2 të jetës.
5. Flejnë më mirë në një ambient të zhurmshëm. Pra është ndryshe nga si e mendoni ju. Zhurma ata i ndihmon të qetësohen dhe i bën të ndihen si në barkun e nënës. Megjithatë evitoni zhurmat e tepërta.
6. Nuk e njohin shijen e kripës dhe preferojnë ushqime të freskëta. Receptorët e shijes nuk janë ende të zhvilluar mirë prandaj është e rëndësishme gjidhënia deri në muajin e 6. Qumështi i nënës apo i formulës nuk përmban kripë apo sheqer dhe për pasojë nuk ngarkon punën e veshkave.
7. Marrin frymë dhe gëlltiten njëkohësisht. Kjo aftësi lidhet me jetën në barkun e nënës.
8. I njohin zërat. Ata i përgjigjen më mirë zërit të grave dhe kryesisht nënës së tij. Këtë e bën edhe me zërat e tjerë që tashmë i njeh.
9. E kanë kokën më të madhe se pjesa tjetër e trupit. E keni vënë re këtë? Ajo zë ¼ e peshës trupore, ndërsa tek një i rritur zë 2%.
10. I njohin mirë aromat. Kjo aftësi së bashku me dëgjimin është shumë e zhvilluar. Ai është në gjendje të shikojë nga nëna edhe në errësirë sepse e njeh përmes aromës së saj.
11. Kanë shumë kocka. Ne kemi 206 ata kanë 300. Më pas ato bashkohen rreth moshës 2 vjeçare.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu