Foshnja rritet, ndryshon format dhe përmasat e trupit. Ai zgjatet, shton në peshë, i drejtohet trupi, i qartësohen tiparet. Rritja e fëmijës është shumë e bukur, prindërit kjo gjë i lumturon! Po të mos harrojmë se gjëja me e rëndësishme që i ndodh fëmijës është zhvillimi, dhe këtë ju mund ta favorizoni në disa mënyra.
Cilat janë ato gjëra që ju si prindër mund të bëni në lidhje zhvillimin e fëmijës?
- Tregohuni të ndjeshëm! Mësoni ritmet e fëmijës, gjërat që i pëlqejnë dhe ato që nuk i pëlqejnë! Sa më shumë të ndjeshëm të jeni me fëmijën, aq më pak kundërshtim dhe rezistencë do të hasni tek ata më vonë!
- Shikojeni veten si “një derë të hapur” nga ku fëmija mund dalë të zbulojë botën dhe mund të kthehet të marrë mbështetje sa herë të dojë!
- Shmang ndëshkimin fizik. Nuk është efektiv dhe… pikë!
- Jepi mundësi zjedhje fëmijës (zakonisht 2, 1 është pak, 3 janë shumë!). Për shembull, ke dëshirë të lexojmë një libër apo ke qejf të shohim TV?
- Mos ja ndërprit një veprimtari nëse nuk është e domosdoshme!
- Mos e ndërprit në mënyrë të menjëhershme veprimtarinë e fëmijës! Përpara se ta bësh këtë gjë, lajmëroje: pas pak duhet ta lëmë lojën! Kjo gjë i jep mundësi fëmijës të përfundojë veprimtarinë ose të mendojë sesi mund ta përfundojë atë më vonë.
- Sygjero dhe mos komando! Përpiqu të jesh sa më e qeshur në kërkesat për fëmijën. Mos u prir drejt fjalëve të rënda, kërcënimit ose ndëshkimit!
- Kujtoje vazhdimisht fëmijën për gjërat që nuk duhet të bëjë! Mos u afro tek soba, mund të digjesh!
- Prit disa minuta përpara se të bësh një kërkesë të re.
- Prano se gjatë shpërthimeve të inatit vetëkontrolli i fëmijës nuk do të jetë në nivelet maksimale.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu