Lindja e një fëmije duhet të jetë një eksperiencë e mrekullueshme, por për prindërit e vogëlushes Willow Rose nuk ishte aspak kështu. Ajo do të ishte eksperienca më e vështirë e gjithë jetës së tyre.
Historia e një vajze të ngrirë
Bex Forrest e lindi vajzën në datën 20 prill të vitit 2015 pas një shtatzanie shumë të qetë në jug të Anglisë, por me anën e një operacioni urgjent. Mjekët vunë re pas kontrollit të fundit se rrahjet e zemrës ishin gjithnjë e më të ulëta, dhe në momentin e lindjes fëmija nuk kishte asnjë rrahje zemre. Ky organ kishte ndaluar së funksionuari dhe qëndroi në këtë mënyrë për 8 minuta. Me shumë përpjekje ajo u stabilizua pas 11 minutash nga lindja duke e shpëtuar jetën e vogëlushes.
Por çfarë do të ndodhte më pas?
Dilema ishte nëse kjo gjë do të kishte shkaktuar dëmtime në trurin e vajzës? Një orë pas lindjes mjekët përdorën tek ajo terapinë e ftohjes, në mënyrë që të ulnin rrezikun e dëmtimit të trurit si pasojë e mungesës së oksigjenit.
Ata e çuan temperaturën e vogëlushes nga 37 në 33.5 gradë për 72 orë, dhe më pas për 2 javë në terapi intensive. Pas 1 viti nga ngjarja tragjike, prindërit Bex dhe Martin Forrest preferuan ta ndanin historinë e tyre me të gjithë nëpërmjet medias. Qëllimi i tyre ishte të themelonin një shoqatë që siguronte të ardhurat për t’u kujdesur për fëmijët e sëmurë apo të lindur para kohe që ishin shtruar në spitalin “St. Michael” në Bristol, spitali që i ktheu jetën vajzës së tyre. Përsa i përket vajzës Willow Rose nuk mund të flasim me siguri nëse do të ketë dëmtime afatgjata në trurin e saj, kjo do të vërtetohet në momentin që ajo do të frekuentojë shkollën.
“Ajo është perfekte, është një vajzë e mrekullueshme”, shpreh nëna e vogëlushes.
Lexo edhe: Luftetarja e vogel, femija qe lindi me peshen me te vogel ne bote!
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu