Hidrocela tek bebet, cfare eshte dhe si duhet te veprojme?

0 0

Hidrocela është mbledhja e ujit në zonën rreth testikujve të bebeve, dhe zakonisht shfaqet që në lindje por edhe gjate muajve të parë të jetës. Për të pasur një hidrocele të lindur më të rrezikuar janë fëmijët e lindur para kohe dhe mund të jetë e njëanshme ose në të dyja anët (bilaterale). Nuk përjashtohet mundësia të shfaqet edhe në moshë madhore.
Nga se shkaktohet?
Tek fëmijët e vegjël hidrocela varet nga patologjia që e bën testikulin të qëndrojë në zonën abdominale dhe jo në stroktum, pra ku duhet normalisht të shkojë. Në momentin e zbritjes, që ndodh rreth muajit 7-8 të shtatzanisë, testikuli krijon një lloj kanali nga barku deri tek stroktumi, i cili në disa raste nuk mbyllet dhe çon vazhdimisht ujë nga barku duke provokuar kështu hidrocelën.
Si shfaqet dhe cilat janë pasojat?
Mund të dallohet një fryrje në zonën e stroktumit dhe shpesh edhe me ngjyrë lejla. Nuk ka ndonjë pasojë në testikulin apo fertilitetin por nëse nuk trajtohet mund të provokojë bezdi.
Si duhet vepruar?
Nëse hidrocela është e lindur duhet pritur që problemi të zgjidhet në mënyrë spontane. Nëse nuk ndodh kjo gjë atëherë vazhdohet me anën e një ndërhyrje për të hequr ujin e tepërt dhe për të mbyllur kanalin që ka ngelur i hapur. Zakonisht mund të kryhet ndërhyrja në moshën 2-3 vjeçare, është ndërhyrje e lehtë dhe zgjat shumë pak.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X