Konsumimi i peshkut në shtatzani ka vlera, por duhet të keni kujdes të mos konsumoni peshkun e gabuar. Salmon është një prej ushqimeve që duhet t’ju shoqërojnë gjatë 9 muajve, dhe duhet të përdoret 2 herë në javë.
Studimet e kanë pohuar këtë fakt
Sipas ekspertëve të Universitetit të Granada, që kanë marrë në studim efektin e peshkut salmon në shëndetin e gruas dhe fetusit gjatë shtatzanisë, dy porcione janë mëse të mjaftueshme. Sipas mjekut Garcia-Rodrigues CE si edhe sipas kolegëve të tij, është parë e nevojshme që të analizohen disa gra shtatzana, të cilat janë ndarë në dy grupe, por e përbashkëta e tyre ishte se të gjitha kishin një konsum shumë të dobët, për të mos thënë të munguar të peshkut gjatë shtatzanisë. Grave të grupit të parë ju ofrua sasia e duhur e salmonit nga java e 20 e shtatzanisë dhe deri në javën e 34. Gratë e grupit të dytë vazhduan të ndiqnin të njëjtën dietë si më parë.
Salmon në shtatzani, rezultatet e eksperimentit
Sipas analizave, u nxorr përfundimi se përqëndrimi i acideve yndyrore omega-3 ishin shumë herë më të larta krahasuar me gratë e grupit të dytë. Përfitimet nuk u vunë re vetëm në rritjen e përqëndrimit të omega-3 tek gruaja, por edhe tek fëmija. Ajo që duhet të theksojmë është se salmon që u përdor në studim ishte i kontrolluar, pra vinte nga ujëra të pastra dhe u kontrollua për të qënë të sigurt se nuk përmbante mërkur. Sigurohuni para se të blini peshkun tuaj, jo vetëm nëse bëhet fjalë për salmonin, por për të gjithë llojet e peshkut.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu