Sipas një studimi të kryer kohët e fundit, gratë të cilat kanë kohë të lirë në dispozicion jetojnë më mirë dhe kjo gjë reflektohet kryesisht në shëndetin mendor. Studimi u krye nga “Murdoch Childrens Research Institute”, duke marrë në studim rreth 1.500 gra. Në fund të studimit vetëm 48% e tyre kishin kohë të lirë për veten të paktën 1 herë në javë ndërkohë dikush kujdesej për fëmijën.
Përfundimet e studimit
Pas studimit u nxorr përfundimi se 1 në 10 gra që nuk kishin kohë të merreshin me veten e tyre shfaqnin shenjat e para të depresionit post-partum. Studiuesit e lidhin fuqishëm depresionin pas lindjes me kohën që gruaja i kushton vetes së saj pas lindjes së fëmijës. Sipas tyre, gratë që kalojnë qoftë edhe disa orë në javë duke u kujdesur për veten ishin më pak të rrezikuara për të shfaqur shenja depresioni. Nga ana tjetër, është vënë re se gratë të cilat kalojnë kohë duke u kujdesur për veten, janë më fleksibël me ndryshimet duke pranuar me më lehtësi edhe ndihmën që të afërmit i ofrojnë. Është pikërisht kjo ndihmë dhe mbështetje e të afërmve që nuk duhet të nënvlerësohet pas lindjes, pasi mund të rezultojë tepër e rëndësishme për të kaluar vështirësitë dhe për t’u ndier më mirë.
Lexoni edhe: Si te jemi me pak te stresuara?
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu