Të gjithë prindërit që kanë fëmijë të vegjël e dinë sa e vështirë është të përballosh ditën pas një nate pa gjumë, duke bërë që e gjithë qetësia e familjes të prishet. Kështu ata përpiqen me çdo kusht të bëjnë fëmijën e tyre të flejë sa më shumë dhe të zgjohet sa më pak gjatë natës.
Atëherë si duhet të veprojnë prindërit?
Sipas “Viversano”, ekzistojnë disa strategji që mund të përdorni për të bërë fëmijën të flejë. Një metodë që do t’ju ndihmojë shumë është masazhi para gjumit me anën e një vaji specifik bebesh. Kjo do të favorizojë një marrëdhënie tuaj më të mirë me beben. Diçka tjetër që favorizon gjumin është edhe rutina e mbremjes së bashku me ambientin.
Aroma e ambientit
Ju mund të përdorni vajra esencialë në dhomën ku fle fëmija. Përdorimi i vajrave tek bebet është e ndaluar por në ambient nuk përbën rrezik nëse zgjidhen të duhurit për moshën e tyre, dhe nëse ata janë tërësisht bimore.
Cilët duhet të përdorim?
Këshillohet vaji i lavandës (lule lavande) e cila shkakton qetësi dhe atmosferë çlodhëse. Gjithashtu mund të përdorni edhe vajin e kamomilit sidomos nëse fëmija në momentin e gjumit fillon të bëhet nervoz. Një tjetër vaj që mund të përdorni është edhe vaji i mandarinës.
Si të përdorim një vaj esencial?
Mund ta hidhni në një enë me ujë të vendosur pranë një ngrohësi. Mjaftojnë 5-6 pika në varësi të madhësisë së dhomës. Nëse fëmija është më i madh se 6 muajsh mund të hidhni 1-2 pika në ujin e banjos.
Lexoni edhe: Si ndikon gjumi i femijes tek nena?
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu