Ndryshimet e para që fillojnë të vihen re tek gruaja gjatë shtatzanisë kanë lidhje me fizikun e saj. Nëna e ardhshme fillon ta ndiejë edhe më shumë shtatzaninë në momentin që barku fillon të duket dhe lëvizjet e fëmijës të ndihen.
Si ndryshojnë organet e brendshme gjatë shtatzanisë?
Pozicioni i uterusit ndryshon dhe fillon të zgjerohet në drejtimin lart, duke ndryshuar kështu edhe vendin e organeve të tjera të cilat fillojnë t’i hapin vend këtij organi që do të mbajë brenda beben. Ndonjëherë gruaja shtatzanë do të ndiejë vështirësi në tretje dhe frymëmarrje. Diçka e tillë do të ndihet rreth javës së 20. Megjithatë trupi i femrës është formuar në mënyrë të tillë që të mund të durojë këto ndryshime të mëdha.
Zorrët e gruas fillojnë të ngjeshen nga uterusi, duke bërë që ajo të vuajë në shumë raste nga konstipacioni. Gjithashtu për shkak se uterusi shtyp edhe stomakun, gruaja do të ketë ndjesinë e fryrjes. Megjithatë ndryshimi i vendit të organeve nuk ndodh menjëherë, ai ndodh në varësi të zmadhimit të uterusit. Këtë zmadhim do ta ndiejnë më shumë mushkëritë dhe stomaku.
Edhe vaksolarizimi i stomakut do të rritet ashtu si edhe gjithë pjesa tjetër e trupit. Për shkak të këtij fenomeni edhe vagina do të ndryshojë ngjyrë si edhe do të pësojë një fryrje.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu