Ju ka ndodhur që testi i shtatzanisë të ketë rezultuar pozitiv ndërkohë që ju janë shfaqur menstruacionet? Kjo gjë ka bërë që të jeni në dilemë në lidhje me ekzistencën e shtatzanisë? Ja çfarë po ndodh me trupin tuaj!
Ky është një fenomen që shkaktohet nga “memoria hormonale”
Menstruacionet shkaktohen nga arritja e niveleve më të larta të estrogjenit dhe progresteronit, të cilat ndikojnë në endometrium (shkakton ciklin) si edhe vezë (ndodh ovulimi). Endometriumi është më i ndjeshëm edhe ndaj niveleve më të ulëta të hormoneve, duke shkaktuar kështu menstruacionet. Kështu mund të ketë menstruacione edhe nëse nuk ka ndodhur ovulimi i vezës, duke qënë se endometriumi do të kryejë funksionin e tij. Ndërsa niveli i këtyre hormoneve nuk është në gjendje të lëshojë folikulat.
Në momentin që ka ndodhur shtatzania trupi i verdhë lëshon sinjale negative sepse frenohet prodhimi i estrogjenit dhe progresteronit, megjithatë hipotalamusi dhe hipofiza vazhdojnë të prodhojnë hormone në nivele të ulëta, por të mjaftueshme për të shkaktuar gjakderdhjen.
Menstruacionet false në shtatzani
Ato nuk duhet të ngatërrohen me rrjedhjet fiziologjike, gjakderdhjen e implantimit (shfaqet në momentin që ndodh ngjizja dhe konsiderohet si një nga shenjat më të hershme të shtatzanisë), apo me rrezikun për abort. Karakteristika e tyre është rregullsia me të cilën shfaqen. Zakonisht zgjasin jo më shumë se 3 muaj dhe vijnë me sasi më të vogël dhe për më pak ditë. Këto menstruacione nuk janë të dëmshme për gruan.
Lexo edhe: 7 arsyet pse vonohet cikli menstrual
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu