Si ta vë beben në gji ashtu siç duhet?
Kur e vini beben në pozicionin e duhur ndodh si më poshtë:
• Barku i bebes qëndron ngjitur barkut tuaj. Kujdesuni për një pozicion të rehatshëm për veten tuaj.
• Pozicioni fillestar: hunda e bebes qëndron përballë thithit, në mënyrë që bebja ta hapë gojën shumë për ta kapur.
• Me thithin prekni buzën e sipërme të bebes. Si rrjedhojë bebja hap gojën dhe lëpin thithin. Ky është refleksi i kërkimit.
• Bebi juaj është në kërkim të thithës në mënyrë aktive, ai tund kokën nga përpara-mbrapa dhe përplas duart.
• Goja e bebes është shumë e hapur para se të fillojë të pijë. Tërhiqeni beben pranë jush kur ta ketë gojën të hapur.
• Vendosja e saktë: një pjesë e madhe e areolës së gjirit futet në gojën e bebes. Mjekra prek gjoksin tuaj dhe ka pak hapësirë të lirë midis gjoksit dhe hundës. Buzët janë të përveshura nga jashtë. Bebja thith. Vendosja e gabuar: buzët përfshijnë vetëm thithin. Bebja e lëshon thithin pasi ka pirë dhe është ngopur.
Si ta kuptoni nëse bebi pi mjaftueshëm?
• Bebi fillon të pijë me disa lëvizje të shpejta thithjeje për të stimuluar refleksin e daljes së qumështit. Sapo qumështi fillon të dalë, ai pi me gllënjka të mëdha e të ngadalta dhe nganjëherë me një pushim të frymëmarrjes.
• Gëlltitjet e bebes dëgjohen dhe vërehen. Faqet i qëndrojnë të fryra gjatë thithjes. Vihet re një lëvizje midis veshëve dhe nofullave.
• Bebja e ka gojën të lagësht dhe është e ngopur pas pirjes.
Si ta ndërpresim dhënien e gjirit pasi bebja është ushqyer?
• Vini gishtin në një nga cepat e gojës midis xhinxhivave (mishit të dhembëve).
• Thithi dhe goja nuk janë më të ngjitura dhe bebja e lëshon atë. Kjo është normalisht diçka jo e dhimbshme.
Lexo edhe: Si te eleminohet ushqyerja me gji gjate nates?
A do te shkoni me pushime verore kete vere?
- Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
- Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
- Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
- Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144
Total Voters: 1 278

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu