Studime të ndryshme kanë pasur si qëllim të kuptuarit e memories së fëmijës, e cila do të ndikojë edhe në ecurinë e fëmijës në shkollë. Duke qënë kështu po ju sjellim rezultatet e një studimi kanadez, të drejtuar nga një studiuese italiane.
Fëmijët me moshë 3-12 vjeçare
Në revistën “Intelligence” është publikuar një studim që i referohet memories së fëmijës. Ai përfshiu 1821 fëmijë të moshës 3 vjeçare, të cilët u morën sërish në studim në moshën 12 vjeçare. Fillimisht atyre ju kryen teste vizive, i cili u quajt edhe “testi i punës”. Testi i dytë u krye në moshën 12 vjeçare në të njëjtët fëmijë, duke vlerësuar tani ecurinë në shkollë dhe konkretisht dëshirën e tyre për të vazhduar apo braktisur studimet.
Arsimimi është më i mirë tek fëmijët…
Rezultatet kanë provuar se fëmijët që në moshën 3 vjeçare kanë shfaqur aftësi të mira në testin e punës, kanë qënë më pak të prirur për të braktisur studimet. Pra memoria e mirë vizive bën të mundur që fëmija të ketë një ecuri më të mirë dhe dëshirë më të madhe për të vazhduar studimet e larta.
Një ndihmë të madhe japin lojërat dhe librat
Për të ndihmuar zhvillimin e memories së fëmijës është shumë e rëndësishme t’i lexoni libra, t’i stimuloni me aktivitete si edhe t’i zhvilloni lojëra që fusin në “rreth” memorien.
Lexoni edhe: Cilat do te ishin librat e duhur per nje femije dy dhe tre vjecar?

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu