Ju jeni nëna e fëmijës dhe mendoni më të mirën për fëmijën tuaj, por ushqyerja e hershme me ushqime të ngurta si edhe të papërshtatshme për fëmijën konsiderohet nga ekspertët si diçka që ndikon negativisht në shëndetin e tij.
Kur duhet të prezantojmë ushqimet e ngurta tek femijet?
Organizatat e Shëndetit theksojnë:
Vetëm qumësht deri në muajin e 6 të jetës! Dhe madje të mos fillohet ushqyerja e fëmijës me lëngje! Këtë e rekomandon:
- World Health Organization;
- UNICEF;
- American Academy of Pediatrics;
- American Academy of Family Physicans;
- Australian National Health and Medical research council;
- Health Canada.
Kur flasin ekspertët nuk ka vend për gabime!
Fëmija ka një zhvillim fizik dhe psikologjik të përshtatshëm për të filluar ushqimet e ngurta jo më parë se muaji i 6 i jetës.
Përse duhet të prisni kaq “shumë”?
- Fëmija do të jetë më tepër i mbrojtur ndaj sëmundjeve pasi do të marrë më shumë antikorpe nga qumështi i nënës. Megjithatë kjo nuk do të thotë se fëmija që ushqehet me formulë mund të fillojë të konsumojë ushqime të ngurta më parë.
- Sistemi tretës i fëmijës nuk është ende i maturuar sa duhet, dhe për pasojë ai do të fillojë të ketë probleme me gazrat, kolikat, konstipacionin etj. Gjithashtu edhe rreziku i alergjive do të jetë më i lartë.
- Fëmija do të jetë gati për të konsumuar ushqim jo të lëngshëm. Edhe në muajin e 6 ushqimi fillimisht nuk duhet të jetë tepër i ngurtë. Kjo ngurtësi duhet të rritet me kalimin e ditëve.
- Fëmija do të jetë më pak i rrezikuar për obezitet në të ardhmen.
- Ushqyerja do të jetë më e thjeshtë.
- Prodhimi i qumëshit të gjirit nuk do të pakësohet, duke qënë se fëmija do të vazhdojë të ushqehet vetëm me të.
- Nënat mund të humbin më shpejt peshën e marrë në shtatzani, kjo pasi gjidhënia djeg shumë kalori.
Lexoni edhe: Kur nenat i kane filluar femijeve ushqimet e ngurta?
A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)
- Po (87%, 177 Votes)177
- Jo (13%, 26 Votes)26
Total Voters: 203

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu