Asnjeri nuk është i pagabueshëm, madje edhe prindërit!
Por cilat janë 8 gabimet që prindërit bëjnë më shpesh gjatë vitit të parë të jetës?
- Futen në panik për gjithçka. Pse po vjell? Pse po defekon kaq rrallë/shpesh? Po ushqehet mjaftueshëm? Po qan më shumë/pak se bebet e tjera? Të gjitha këto i futin në panik prindërit.
- Ngatërrojnë refluksin me të vjellat. Refluksi shoqërohet me një sasi të caktuar ushqimi që del nga goja e fëmijës, të vjellat shfaqen edhe me një frekuencë të caktuar.
- Mendojnë në çdo moment se bebi ka temperaturë. Nuk duhet në asnjë mënyrë t’i jepni medikamente një foshnje me temperaturë nën 38 gradë.
- Neglizhojnë higjienën orale. Goja e fëmijës duhet të pastrohet me anën e një garze deri në vitin e parë të jetës dhe më pas me furce dhe pastë dhëmbësh.
- Injorojnë martesën e tyre. Të sjellësh në jetë një fëmijë nuk do të thotë të heqësh dorë nga jeta bashkëshortore.
- Grinden shumë para fëmijës. Edhe një fëmijë 3 muajsh e ndien situatën e rënduar në shtëpi. E keni vënë re sa i irrituar do të shfaqet fëmija nëse edhe ju jeni?
- Kërkojnë këshilla në vend të gabuar. Përveç mjekut tuaj duhet të keni kujdes me këshillat që merrni. Nëse jeni në mëdyshje në lidhje me diçka, mos e praktikoni tek fëmija juaj edhe nëse tek një fëmijë tjetër mund të ketë rezultuar efektiv.
- Mendojnë më të keqen sa herë fëmija qan. Në fakt bebet komunikojnë nëpërmjet saj. Pasi e keni ndërruar dhe ushqyer ai mund të vazhdojë të qajë, dhe kjo mund të ndodhë thjesht sepse do të rrij pranë jush.
Lexoni edhe: Viti i pare i jetes, rriteni dhe mesoni bashke me femijen
A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)
- Po (87%, 177 Votes)177
- Jo (13%, 26 Votes)26
Total Voters: 203

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu