Gjatë shëtitjeve me beben do të jetë e nevojshme të keni me vete një cantë me sendet më të domosdoshme për kohën që jeni jashtë shtëpisë.
Dhe çfarë duhet të përmbajë ajo konkretisht?
Varet nga vendi ku do të shkoni!
Megjithatë ne po ju sjellim një listë të sendeve më të domosdoshme për një shëtitje, dhe më pas ju mund të gjykoni në varësi të vendit ku do të shkoni.
• Bebelinat. Është padyshim sendi më i rëndësishëm i çantës së bebes. Do të mjaftojnë 2 bebelina, por nëse fëmija juaj ëshë me diarre atëherë duhet të merrni edhe më shumë me vete.
• Letrat e lagura. Ato do të jenë shpëtimi juaj përsa kohë jeni jashtë shtëpisë nëse nuk do të keni mundësi ta lani gjatë ndërrimit të bebelinës. Ato mund t’ju shërbejnë edhe nëse fëmija bëhet pis.
• Kremi mbrojtës. Edhe nëse jeni jashtë shtëpisë kremi i fëmijës duhet të përdoret për të parandaluar irritimet e lëkurës.
• Copa e ndërrimit. Nëse nuk e keni një të posaçme mund të përdorni një copë fanellate të prerë në madhësi mesatare. Është e rëndësishme që fëmija të vendoset sipër saj gjatë ndërrimit për një higjenë më të mirë.
• Sendet shtesë. Varet nga vendi ku do të shkoni si edhe koha që do të qëndroni, megjithatë një veshje e fëmijës duhet të jetë në çantë pasi fëmija mund të laget, t’i dalë urina etj. Gjithashtu mund t’ju nevojitet një copë e vogël pambuku, një lodër, biberoni me ujë, kutia me qumësht formule, biberoni gënjeshtar. Kështu do të jeni e përgatitur në çdo vend që të shkoni me fëmijën. Nëse bën freskët në koshin e karrocës mund të vendosni një batanije të vogël ose çarçaf të vogël për ta përdorur në çdo moment.
Lexo edhe: Sendet e domosdoshme te bebes
A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)
- Po (87%, 177 Votes)177
- Jo (13%, 26 Votes)26
Total Voters: 203

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu