Termi alergji në ditët e sotme përdoret shumë shpesh dhe në disa raste edhe në situata që nuk kanë lidhje me të. Por çfarë nënkuptojmë në të vërtetë me alergji?
Alergjia, çfarë është ajo?
Në mjekësi me këtë gjendje nënkuptojmë një situatë të krijuar nga alergenët, të cilët mund të shkaktojnë tek fëmija një gjendje inflamacioni të rëndësishëm, e cila shfaqet tek personat që janë të predispozuar të preken prej saj.
Cilat janë simptomat?
Në lëkurën e fëmijës mund të shfaqen irritime në lëkurë, rrufë, konjuktivit, kollë, urtikarie, astmë etj. Duke qënë se ajo favorizohet nga disa kushte të brendshme dhe të jashtme, mënyra si do të shfaqet do të jetë e ndryshme në persona të ndryshëm. Zakonisht në pranverë, nëse fëmija fillon të teshtijë mendohet se shfaq alergji ndaj një poleni apo alergeni, por çfarë ndodh në të vërtetë?
Si të njohim një alergen?
Kjo bëhet e mundur me anën e një analize të posaçme gjaku ose lëkure, si edhe me anën e disa metodave të tjera që mjeku pediatër apo alerolog do t’ju përshkruajë. Në rast se fëmija shfaqet alergjik duhet mbahen nën kontroll simptomat.
Nuk duhet të trajtoni vetë alergjinë
Alergjia mund të jetë shumë komplekse dhe e ndryshme dhe për këtë arsye nuk duhet të përdorni tek fëmija medikamente që nuk ua ka rekomanduar mjeku. Vetëm ai do të jetë në gjendje të japë udhëzime në lidhje me trajtimin e duhur.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu