Disa shqetësime të fëmijës, si për shembull hiperaktiviteti apo bullizmi, vijnë edhe si pasojë e një gjumi jo të mirë. Për këtë arsye është e rëndësishmë të kuptoni nëse fëmija juaj fle mjaftueshëm.
Rëndësia e gjumit
Një gjumë i mirë i përket atij prej 9 orësh të nevojshme për të rikuperuar energjitë e humbura gjatë ditës. Në fakt mungesa e gjumit shkakton shumë probleme tek fëmija. Nga mungesa e gjumit vendoset në rrezik cilësia e jetës së fëmijës.
Është kryer një studim…
Sipas një studimi të kryer në zonën e Campagnano Romano tek fëmijët e shkollës fillore, është nxjerrë përfundimi se 50% e fëmijëve nuk e plotëson limitin normal të 9-10 orëve të gjumit. Sipas udhëheqësit Oliviero Bruni, njëkohësisht edhe president botëror i mjekësisë së gjumit në moshën fëmijënore, kjo është diçka tepër e rrezikshme. Pamjaftueshmëria e gjumit sipas tij shkakton hiperaktivitet tek fëmija, mangësi në të mësuar si edhe sjellje agresive.
Mos anashkaloni problemet me frymëmarrjen
Gjithmonë sipas këtij studimi, orari i gjumit të fëmijës nuk duhet të jetë asnjëherë pas orës 22:00, edhe pse ky orar duhet të ndiqet në raste shumë të rralla. Idealja do të ishte ora 20:30-21:00. Ata theksojnë se në cilësinë e gjumit të fëmijës ndikojnë edhe frika, ankthi, problemet e frymëmarrjes etj. Në këtë rast duhet të vendosni fëmijën tuaj në gjumë në oraret e sipërpërmendura.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu