Edhe nëse është mbipeshë, një fëmijë i vogël nuk duhet të vendoset asnjëherë në dietë, dhe një pohim i tillë vjen edhe si pasojë e një skandali të publikuar në numrin mujor të revistës “Vogue America”, në të cilën një nënë shprehte se duke e vendosur në dietë “të hekurt” vajzën e saj 7 vjeçare, e kishte bërë të humbte 8 kg brenda një viti (në fillim peshonte 42 kg).
Fëmija nuk duhet të dobësohet, mjafton të mos shëndoshet më shumë
Mjekët këshillojnë se, me përjashtim të disa rasteve specifike, fëmija nuk duhet të vendoset kurrësesi në dietë, duke qënë se ata janë në rritje dhe zhvillim të vazhdueshëm, edhe në gjatësi. Fëmija duhet të ushqehet në gjitha rastet shumë shëndetshëm dhe në këtë rast mund t’i ofroni atij ushqime më pak kalorike, në mënyrë që të mos marrë edhe më shumë peshë. Në këtë mënyrë dhjami do të shndërrohet në mënyrë natyrale në muskuj.
Duhet të ushqyerje e shëndetshme dhe e ekuilibruar
Vetëm në rast se kemi të bëjmë me një obezitet të theksuar fëmija mund të ndjekë një dietë të favorizuar nga më pak kalori nga sa ai ka nevojë për moshën e tij, dhe sigurisht që duhet të ndiqet për një kohë të shkurtër, nën kujdesin absolut të mjekut dhe asnjëherë nëse fëmija është nën 3 vjeç. Nëse nuk vihet re prania e ndonjë patologjie endokrine, do të jetë e rëndësishme vetëm ndjekja e një ushqyerje të shëndetshme familjare, ku mëngjesi nuk duhet të kapërcehet asnjëherë, duhet të ketë një ekuilibër të mirë të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave. Të konsumohen 5 herë në ditë fruta dhe perime, të mos konsumohen pije me gaz dhe sheqer, si edhe nuk duhet të konsumohen “fast-food”.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu