Përbërësit
• 1 kokërr patate e vogël;
• 1karrotë mesatare;
• Finok;
• Peshk salmon/merluc;
• Vaj ulliri;
• Drithëra.
Përgatitja
Zieni peshkun dhe më pas e kulloni. E pastroni peshkun dhe më pas e hidhni në lëngun që kulluat. Shtoni në tenxhere copat e patates, karrotës, finokut, dhe i lini të ziejnë plotësisht. Pasi kanë zier i hidhni në frulator dhe i bluani derisa të krijohet një pure homogjene. Më pas shtoni në frulator një lugë gjelle drithërash bebe mund të jenë 4 drithërat, miell orizi, miell misri etj, dhe i bluani sërish për pak sekonda. E hidhni supën në pjatë dhe shtoni një lugë të vogël vaj ulliri.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu