Shumë nëna e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë të mos flesh gjatë natës për shkak të zgjimeve të shpeshta të fëmijës si pasojë e nevojës për të pirë gji. Duke qënë se mungesa e gjumit është diçka që shkakton irritim tek nëna si edhe mungesë energjie, shumë prej tyre zgjedhin të flenë në të njëjtin shtrat me fëmijën e tyre.
Pra si mund të flemë bashkë me fëmijën pasi ai ka pirë gji?
Idealja do të ishte përshtatja e ritmeve të fëmijës me tuajat, në mënyrë që mungesa e gjumit të bëhej sa më pak e theksuar. Ju duhet të përpiqeni të përfitoni sa më shumë të jetë e mundur nga momenti pas pirjes në mënyrë që të rikuperoni gjumin e humbur gjatë natës. Fëmija, pasi ka pirë qumështin e ka më të lehtë të flejë gjumë dhe për ta bërë edhe më të lehtë këtë duhet të krijoni ambientin e duhur edhe gjatë natës. Dhoma ku fëmija do të flejë dhe për pasojë edhe do të pijë gji duhet të jetë sa më e qetë, mundësisht edhe larg zhurmave që vijnë nga ambientet e jashtme si edhe pa drita të forta. Gjithashtu shtrati duhet të jetë sa më i rehatshëm si edhe temperatura e dhomës në vlerat normale. Kontakti juaj me fëmijën duhet të jetë sa më i afërt dhe intim.
Kur fëmija fle gjatë ditës
E njëjta gjë do të ndodhë edhe gjatë ditës, pra fëmija do të ketë momentet kur do të flejë pasi ka pirë gji. Ju në këtë moment, pra pasi fëmija ka pirë ju duhet të përfitoni për t’u qetësuar në mënyrë që të keni mundësi të rikuperoni energji. Nëse tek një grua mungon gjumi, ajo do të jetë tepër nervoze edhe në marrëdhëniet me personat e dashur, kështu që ky është momenti më i mirë për të pushuar.
Lexoni dhe: Gjidhënia, sakrifica më e bukur që ju lidh përgjithmonë/ FOTO

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu