Përbërësit
– 2 thelpinj hudhër
– 1 tufë majdanoz
– Lëngu dhe lëkura e një limoni
– Lëngu dhë lëkura e një qitroje
– 4 copa salmoni me lëkurë
– 2 lugë gjelle vaj ulliri
– 450 gr patate të prera përgjysëm
– 2 qepë të kuqe të prera në copa
– 150 ml lëng perimesh
– Majdanoz për zbukurim
Përgatitja
1- Në një grirëse, shtoni hudhrat, majdanozin, lëkurën e limonit dhe të qitros, dhe lëngun e qitros bashkë me pak piper të zi. Bëni një brumë, provoni shijen e tij dhe shtoni kripë nëse është nevoja dhe përhapni atë mbi copat e salmonit.
2- Në një tigan të madh, nxehni vajin dhe shtoni salmonin me lëkurën poshtë. Gatuajeni për 2-3 minuta nga secila anë, pastaj hiqeni nga tigani dhe vendoseni mënjanë. Hidhni patatet në tigan dhe skuqini për 5-8 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.
3- Hidhni qepët dhe gatuajini derisa të zbuten. Më pas shtoni lëngun e perimeve dhe lëngun e limonit dhe më pas i lini të ziejnë. Vendosini përsëri copat e peshkut në tigan. Mbulojini me kapak ose letër alumini de lerini të ziejnë me avull për 2-3 minuta, derisa patatet të gatuhen plotësisht. Spërkatini me majdanoz dhe servirini.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu