Përbërësit për 6 kasata
– 250 gr luleshtrydhe
– 150 ml ujë
– 60 gr sheqer
– 1/2 limon
Përgatitja
Pasi i keni larë luleshtrydhet i prisni në copa të vogla. Më pas i hidhni në një tas plastik bashkë me sheqerin, lëngun e limonit dhe ujin. I grini në grirëse derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme dhe e hidhni në formë. Brënda tyre vendosni shkopinjtë e drurit dhe më pas i vendosni në ngrirje për të paktën 6 orë.
Vlerat ushqyese
Kjo është një recetë e cila përmban vitamin C, potas, magnez dhe shumë pak kalori, të cilat fëmija do t’i marrë me shumë dëshirë duke qënë se ata i duan shumë luleshtrydhet dhe kasatat.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu