Përbërësit për 2 porcione
– 110 gr makarona spagheti ( të gjata)
– 100 gr thjerrëza
– 100 gr salcë domatesh
– 10 gr vaj ulliri
– ½ karrotë
– ½ kërcell selinoje
– ½ thelpi hudhër
– Kripë
Përgatitja
Hidhni thjerrëzat në një tenxhere me rreth 750 ml ujë të kripur. Më pas shtoni në tenxhere qepën e grirë, gjysmën e selinosë dhe gjysmën e karrotës të prerë në rrathë. I vendosni të ziejnë në zjarr të ulët për 30 minuta. Në momentin që thjerrëzat kanë zier, i kulloni dhe i vendosni në një enë.
Në një tigan hidhni vajin e ullirit, hudhrën dhe salcën e domateve. Më pas shtoni gjysmën tjetër të karrotës dhe selinosë. I hidhni pak kripë dhe i lini në zjarr të ulët për rreth 10 minuta. Më pas shtoni në tigan edhe tjerrëzat duke i përzier për disa minuta, në mënyrë që të marrin aromën dhe shijen e njëra-tjetrës.
E vendosni sërish ujin e zierjes së thjerrëzave në zjarr dhe më pas shtoni në të makaronat e prera në copa të vogla. në momentin që ato kanë zier, i kulloni dhe i bashkoni me salcën e thjerrëzave.
Vlerat ushqyese
Kjo është një pjatë shumë e pasur me karbohidrate, proteina dhe fibra. Thjerrëzat janë burim shumë i mirë hekuri, fosfori dhe vitamine PP.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu