Përbërësit
– Mish gjel deti
– Proshutë koto
– Vaj ulliri
– Kripë
– Disa gjethe sherebele
Përgatitja
Mishin e gjelit të detit vendoseni në një tavolinë dhe goditeni me çekic të posaçëm derisa ta bëni fileto të hollë. Më pas priteni në copa mesatare dhe vendosni sipër mishit proshutë. Mbështilleni në formë cilindrike fileton bashkë me proshutën dhe vendoseni të skuqet në një tigan, në të cilin është hedhur më parë vaji i ullirit. Rregullojeni me kripë dhe disa gjethe sherebele dhe lereni te skuqet me flakë të ulët dhe kapak.
Kjo pjatë do të ishte e përshtatshme edhe për të rriturit. Në këtë rast sipas dëshirës, mund të shtoni edhe piper. Ju bëftë mirë!

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu