Ndermjet muajit te 5-te dhe te 6-te nena duhet te filloje ta ushqeje femijen me ushqime te ngurta. Kjo duhet te ndodhe praktikisht gjate ketyre muajve sepse ne kete faze trupi i femijes per te arritur nje zhvillim te mire, sidomos ne aspektin psikomotorr, ka nevoje per minerale, kryesisht hekur por edhe proteina dhe disa yndyra specifike.
Sipas eksperteve se shendetesise pediatrike nena duhet te kete parasysh keto gjera:
1- Kur duhet te fillohet ushqyerja me ushqime te ngurta?
Nga muaji i 6-te nena duhet t’i filloje femijes ushqime te ngurta si biskota, fruta, miell te llojeve te ndryshme (misri, gruri, orizi etj) si edhe supe. Ketu merr fund ushqyerja e femijes ekskluzivisht me qumesht, qofte nga gjiri ose formule.
Ushqyerja e femijes varet nga lloji i qumeshtit qe ai ka pire deri ne momentin ne fjale. Nese femija ushqehet vetem me gji dhe nena kupton se femija i saj ngopet, fle dhe nuk vuan nga konstipacioni (kapslleku) ajo mund te filloje t’i jape ushqime te ngurta nga muaji i 6-te. Nese femija ushqehet vetem me qumesht formule ose me qumesht formule te alternuar me gji (femija pi me shume formule) ushqimet e ngurta duhet te fillohen nga muaji i 5-te. Ushqyerja e femijes e bere me pare se muaji i 4-t mund te sjelle pasoja te renda per shendetin si astme, ekzeme etj.
2- Perse duhet t’i jepen femijes ushqimet e ngurta?
Arsyeja e fillimit se dhenies te ushqimeve te ngurta behet sepse femija me rritjen ka nevoje te marre vlera ushqyese jo vetem ne sasi por edhe ne cilesi.
Vecanerisht femija ka nevoje per minerale, kryesisht hekur, proteina si dhe disa yndyrna specifike te cilat merren kryesisht nepermjet mishit.
Gjate muajve te pare te jetes femija perdor hekurin e marr ne barkun e nenes, sasite e akumuluara se te cilit i mjaftojne femijes deri ne muajin e 6-te te jetes. Pas muajit te 6-te, duke qene se rritja e femijes behet ne menyre te shpejte nevojitet marrja e hekurit me anen e ushqimeve te ngurta. Mungesa e hekurit mund te influencoje negativisht ne zhvillimin psikomotorr te femijes si dhe mund te shkaktoje ndonje anemi te mundshme.
Ne momentin qe femija eshte ne gjendje te mbaje kontrollin e kokes ndersa qendron ulur si dhe ka te zhvilluar refleksin e pertypjes, atij duhet t’i jepen ushqimet e ngurta, kjo per t’u mesuar me shijen e tyre. Kjo duhet bere ne kete faze pasi nese ndodh me vone mund te kete probleme ne ushqyerjen e femijes, duke qene se ai mund te mesohet vetem me shijen e qumeshtit.
3- Cfare kuptojme me ushqim plotesues?
T’i japesh femijes nje ushqim plotesues do te thote t’i japesh atij dicka ndryshe nga qumeshti. Kjo behet per te plotesuar nevojat e tij, pavaresisht se qumeshti vazhdon te mbetet nje ushqim shume i rendesishem.
4- Si duhet organizuar kalendari i ushqimeve se femijes?
Ushqimet e femijes duhet te fillohen dalengadale dhe ne menyre te ndare nga njera-tjetra. Nuk duhet ne asnje menyre t’i jepen femijes bashke dy apo tre ushqime te paperdorura me pare. Kjo duhet bere per te verifikuar nese ai ushqim mund te shkaktoje ndonje alergji te mundshme tek femija.
Nena duhet t’i jape atij ushqime te ndryshme si fruta, perime, ushqime te pasura me hekur etj. Dieta ushqimore duhet te jete e shumellojshme.
Femija nga muaji i 6-te duhet te konsumoje nje vakt supe ne dite, te perbere psh nga: patatja, karrota, mielli i orizit, lengu ose tuli i mishit si dhe vaji i ullirit.
5- Cfare ndodh nese femija shfaq shenja alergjie ndaj nje ushqimi te caktuar?
Nese femija shfaq shenja alergjie ndaj nje ushqimi te caktuar, ju per momentin duhet te beni disa kufizime. Nuk eshte e nevojshme t’i jepni femijes para kohe buke, peshk, veze apo ushqime te tjera qe permbajne gluten. Ushqimet e para te femijes duhet te jene kryesisht: perime te ziera si psh: patate, karrote; fruta si psh: banane, dardhe ose molle e grire; karbohidrate si: mielli i orizit me qumesht, mielli i misrit, etj; proteina si psh: mish qingji, mish pule, mish vici etj.
Sipas disa teorive ushqimet me permbajtje gluten duhet te fillohen shume vone, por sipas disa eksperteve veza, peshku etj, pra ushqimet me permbajtje gluten duhet t’i fillohen femijes nga muaji i 8-te. Kjo pasi sipas tyre shtyrja e kohes se fillimit te dhenies se ketyre ushqimeve, nuk e ul rrezikun e alergjise te subjekteve te shendetshme ose ne rrezik.
E rendesishme eshte qe ushqimet qe mendohet se shkaktojne alergji, t’i jepen femijes ne menyre te ndare nga te tjerat. Nena do ta kete me te lehte te kuptoje nese dicka nuk shkon.
6- Sa duhet te zgjase periudha e laktacionit?
Nese nena deshiron mund te vazhdoje ta ushqeje me gji femijen edhe pas vitit te 2-te te jetes. Sipas eksperteve te shendetesise, nena duhet ta zgjate sa me shume gjidhenien pasi qumeshti i gjirit eshte ushqimi me i mire per femijen.
Sipas tyre qumeshti i cdo gjallese eshte formuar ne menyre te tille qe te plotesoje nevojat e te voglit te saj. Keshtu psh: qumeshti i lopes eshte pershtatur per vicin, i deles per qingjin dhe i nenes per femijen. Kur flasim per dobite e qumeshtit te gjirit nuk i referohemi vetem vlerave ushqyese por edhe imunitetit qe i jep femijes. Qumeshti i gjirit eshte i dobishem per te parandaluar semundjet alergjike tek femija, otitin, obezitetin etj.
Qumeshti i nenes mbron shendetin e femijes fale antikorpeve dhe substancave anti-bakteriale qe permban. Ai e mbron femijen nga disa semundje te shpeshta te femijerise. Perberja e tij me proteina, lipide dhe kripera minerale, modifikohet ne baze se rritjes te femijes duke ju pershtatur nevojave ushqyese.
7- Ne cfare moshe mund t’i fillojme femijes qumeshtin e lopes?
Deri ne moshen 1-vjecare femija duhet te konsumoje vetem qumesht gjiri ose formule, me pas mund t’i jepet qumesht lope. Sipas specialisteve nuk eshte e nevojshme qe femija te vazhdoje te konsumoje qumesht artificial pas vitit te 1-re te jetes.
8- A duhet t’i shtohet kripe dhe sheqer ushqimeve se femijes?
Nuk duhet ne asnje menyre te shtohet kripe dhe sheqer tek ushqimet e femijes. Ky rregull duhet ndjekur deri ne vitin e 1-re te jetes se femijes. Pas vitit te 1-re duhet shtuar shume pak kripe ne cdo ushqim. Nese femija konsumon ushqime me kripe gjate viteve te para te jetes, rrezikon per te vuajtur nga hipertensioni. I njejti rregull vlen edhe per sheqerin. Femija duhet te mesohet me shijen natyrale te ushqimeve. Duhet evituar dhenia e disa ushqimeve me permbajtje te larte sheqeri tek femija, pasi ne te kundert do te rritej rreziku i shfaqjes ne te ardhmen te obezitetit, rritjes se nivelit te sheqerit ne gjak (glicemia), do te shfaqej rreziku i zhvillimit te kariesit dentar etj.
Femija gjithashtu, nuk duhet te konsumoje ne asnje menyre pije me sheqer dhe me gaz.
9- Kur mund te filloje te konsumoje mjalte femija?
Mjalti nuk duhet t’i jepet ne asnje menyre nje femije qe nuk ka kaluar moshen 1-vjecare, kjo pasi mjalti permban nje bakter shume te rrezikshem per shendetin e tij.
Sporet e bakterit qe ndodhet ne mjalt prodhojne nje toksine, te cilen organizmi i femijes eshte ne gjendje ta shperbeje vetem pas vitit te 1-re te jetes. Edhe ne vazhdim mjalti i duhet dhene femijes jo ne sasi te medha pasi ne te kundert mund te shkaktoje kariesin dentar, i cili eshte shume i rrezikshem sidomos per dhembet e qumeshtit se femijes.
10- Cfare ushqime te pasura me proteina duhet te konsumoje femija?
Zakonisht prinderit gabojne ne sasine e ushqimeve proteinike qe i japin femijes. Duke nisur qe nga djathi qe shpesh nena i vendos femijes ne supe dhe deri ne sasite e medha te mishit. Duhen kufizuar keto lloj ushqimesh, pasi ne te kundert femija ne te ardhmen eshte i predispozuar per t’u ushqyer me ushqime jo te shendetshme dhe te kripura.
Ne rastin e ushqyerjes se femijes me qumesht formule, nena nuk duhet te vendose ne biberon biskota apo perberje te tjera te posacme si miell orizi. Femija duhet te konsumoje ushqime me yndryre si kosi apo qumeshti etj, te cilat jane te rendesishme ne zhvillimin e tij, sidomos ne zhvillimin e trurit.
Dieta ushqimore e femijes duhet te jete e perbere nga nje sasi e kontrolluar makronutrientesh dhe nga sasi proteinash te kufizuara ne minimum. Nga muaji i 6-te femijes mund t’i jepet mish vici (disa specialiste japin si alternative mishin e homogjenizuar), peshk pas muajit te 8-te, djathe dhe gjize (rreth 30 gram) pas muajit 9-10.
11- Ushqime te konservuara (homogjenizat) apo ushqime te pergatituara ne kushte shtepie?
Ushqimi i konservuar eshte nje zgjidhje e shpejte ne rast se nena nuk ka shume kohe te gatuaje. Zakonisht keshillohet qe pas muajit te 6-te femija te filloje te haje ushqime te gatuara ne kushte shtepie, por kjo nuk perjashton mundesine qe nena ta ushqeje femijen edhe me ushqime te konservuara.
12- Si funksionon ushqyerja e femijes me perime?
Gjate ushqimit se femijes me ushqime vegjetariane, nena duhet te sigurohet qe femija te konsumoje te pakten 500 ml qumesht ne dite, qofte ky gjiri ose formule. Kjo duhet per arsye se proteinat e marra nga burime me pak te tretshme si dritherat dhe perimet duhet te jene ne sasi me te vogel krahasuar me proteinat shtazore. Ndjekja e ketij rregulli do te redutoje rrezikun e mungeses se hekurit tek femija.
13- A duhet te ulet femija ne tavoline me mamin dhe babin?
Femija mund te ulet dhe te haje ushqimin e tij ne tavoline bashke me familjaret e tjere, kryesisht pas vitit te 1-re te jetes. Ai duhet te mesohet me rregullat e tavolines qe ne vitet e para te jetes. Ulja e femijes ne tavoline bashke me familjaret e tjere do te ndihmonte ne zhvillimin e organeve te nuhatjes dhe shijimit.
Nena duhet te kujdeset qe femija i saj te mos konsumoje ne asnje menyre ushqime te skuqura ose pikante.
14- Cfare duhet te bejme nese femija e refuzon ushqimin?
Nena gjate ushqyerjes se femijes duhet te tregohet shume e duruar, pasi shpesh mund te perballet edhe me refuzim te nje apo me shume ushqimesh nga ai. Mundohuni ne raste te tilla t’i ofroni nje shumellojshmeri ushqimesh, por pa e detyruar te haje me force.
Njihen shume raste te nenave te cilat ndodhen ne dileme pasi femija i tyre deri ne nje moment te caktuar i hante frutat, por me fillimin e supes jo me. Nuk eshte per t’u shqetesuar, ky eshte nje proces qe kerkon durim.
Lexoni edhe: Qumesht formule apo qumesht lope?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu