Kjo eshte nje pjate e pasur me vitamina dhe antioksidante. Merluci eshte i pasur me potas dhe fosfor ndersa domatet e vogla jane antioksidante si dhe burim vitamine C. Ullinjte pervec vitaminave i japin merlucit nje shije te vecante. Pjekja ne avull pervec benefiteve qe sjell ne organizem mundeson qe te gjithe perberesit te ruajne shijen dhe vlerat e tyre.
Perberesit
– Domate te vogla (ciliegini) 250 gr
– Ullinj jeshile 200 gr
– 3 cope merluc nga 200 gr secila
– 5 gr piper i zi i bluar
– 8 dege trumez
– Piper i bardhe jo i bluar ne sasine e deshiruar
– 1 lekure limoni
Pergatitja
Pasi e keni pastruar merlucin mire e prisni ne copa mesatare. Ne nje tenxhere me uje hidhni deget e trumzes, lekuren e limonit dhe piperin e bardhe. Pasi uji ka zjere mire vendosni mbi tenxhere nje kullojese makaronash prej alumini dhe e lini te nxehet mire. Pasi kullojesja e makaronave eshte nxehur vendosni mbi te copat e merlucit, domatet e vogla dhe ullinjte duke i rregulluar me kripe dhe piper sipas deshires. I mbuloni me kapak dhe i lini ne zjarr derisa merluci te behet i mardhe dhe i bute. Servireni menjehere.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu