Është shumë bukur të shikosh fëmijën ndërsa pi gji, megjithatë në një moment të caktuar do të keni nevojë të bëni edhe diçka tjetër, sidomos gjatë atyre javëve të para kur fëmija do të pij shpesh dhe gjatë.
Ja çfarë ju këshillojmë të bëni…
- Mund të shikoni një film apo emision që bashkëshorti juaj nuk e pëlqen. Kështu nuk do të krijohet një “konflikt” në lidhje me atë çfarë do të vendoset në televizor.
- Lexoni një libër. Ka shumë libra të cilët do t’ju bënin të ndiheshit mirë pas lindjes, dhe duke qënë se keni më pak kohë në dispozicion mund ta bëni gjatë gjidhënies.
- Lexoni gazetën. Ju duhet të informoheni në lidhje me atë cfarë ndodh edhe nëse keni pak ose aspak kohë të lexoni në një moment tjetër.
- Mësoni diçka të re. Diçka në lidhje me gatimin, fëmijën, jetën tuaj pas shtatzanisë etj.
- Luani një lojë ne celular. Ajo do t’jua mbajë mendjen e zënë për një kohë të caktuar.
- Dëgjoni muzikë. Le të jetë ajo e tillë që t’ju qetësojë të dyve njëkohësisht.
- Konsumoni diçka të shëndetshme. Mund të jetë një pjatë e fruta, perime të pjekura, një copë kek të gatuar në shtëpi etj.
- Telefononi dikë shumë të dashur për ju. Për shembull nënën tuaj!
- I këndoni fëmijës tuaj. T’i këndosh fëmijës ndërsa je duke ushqyer me gji është diçka e mrekullueshme. Le të jetë ai një moment magjik për të dy!

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu