Të jesh një nënë nuk është e lehtë. Përpiqesh të bësh më të mirën për fëmijën dhe familjen e megjithatë ndodh edhe të paragjykohesh. Në lidhje me çfarë?
Ja paragjykimet më të shpeshta!
• Unë nuk do të ushqej me qumësht formule si ajo… dhe në fund ndodh që pikërisht këto nëna ushqejnë më pak ose aspak me gji.
• Nuk do ta mbaj djalin/vajzën në krevat. Ti po bën gabim. Pas disa kohësh kjo nënë mendon se do të ishte më e lehtë të flinte me fëmijën e saj.
• Fëmija im nuk do të haj kurrë para televizorit. Por ja që ndodhi e kundërta!
• Përse fëmija duhet të mbajë një çuço? Më vonë kjo nënë e kupton arsyen dhe kënaqet kur bebi ndihet i qetë.
• Sa shumë kile. Pse nuk e kontrollon veten? Si do ta rrëzosh pasi fëmija të lindë? Të bën dëm!
• Se kuptoj si i lejoni fëmijët të sillen në këtë mënyrë në bar/restorant. Po të jemi të sinqertë, mendoni se është faji i një nëne nëse një fëmijë 2-3 vjecar dëshiron të luajë edhe në një vend të tillë?
• 2/3 fëmijë? Sa shumë! Si i menaxhon?
• Përse i jep fëmijës ushqim të gatshëm? Sigurisht që kjo duhet të limitohet në maksimum, por të jemi të sinqertë cili është ai fëmijë që nuk ka ngrënë në jetën e tij një biskotë, patatinë, lëng të blerë?
• Si mund ta fillosh punë kaq herët? Ai është ende bebe dhe ka nevojë për ty. Por ka edhe nevojë të ushqehet familja apo jo?
Shpesh mund t’ju ndodhë të gjykoheni për mënyrën si e rrisni fëmijën tuaj, dhe nëse shprehje të tjera keni dëgjuar gjatë rritjes së fëmijës na i shkruani. Ju nuk duhet të ndiheni keq dhe as të vini në dyshim aftësitë dhe kujdesin tuaj në rritjen e fëmijës. Të gjitha nënat dëgjojnë paragjykime të tilla.
Lexoni edhe: 7 menyra si te dukeni te bukura pas lindjes
A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)
- Po (87%, 177 Votes)177
- Jo (13%, 26 Votes)26
Total Voters: 203

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu