Të gjithë mezi e presin stinën e verës për të bërë pushime, për të kaluar kohë me miq e të afërm, por gjithashtu të gjithë e dimë se kjo stinë sjell edhe disa shqetësime përsa i përket të nxehtit e diellit.
Në stinën e verës nevojitet kujdes i veçantë për lëkurën, por gjithahtu duhet të njihemi edhe me disa mite që ndoshta i dini gabim rreth kësaj teme.
Miti 1: Personat me lëkurë të errët nuk kanë nevojë për mbrojtje nga dielli
Fakti: Dëmtimi i rrezeve UV mund të depërtojë në të gjitha llojet e lëkurës, kështu që edhe njerëzit me lëkurë të errët kanë nevojë për mbrojtje nga dielli. Koha më e mirë për të filluar mbrojtjen e lëkurës është që nga mosha e re. Është e rëndësishme që prindërit të mësojnë rëndësinë e mbrojtjes së diellit sepse edukimi i hershëm dhe parandalimi janë çelësi.
Miti 2: Aplikimi i kremit do t’ju mbrojë gjithë ditën
Fakti: Kremi mbrotjës, pa marrë parasysh llojin, duhet të ripërdoret çdo 2 orë.
Studimet tregojnë se shumica e individëve nuk aplikojnë mjaftueshëm krem mbrojtës. Mbrojtja nga shndritja e diellit zbehet brenda pak orësh dhe për këtë arsye duhet të aplikohet çdo 2 orë dhe pas djersitjes ose lagies.
Miti 3: Nuk duhet të përdorni krem në ditët me re
Fakti: Përkundër asaj që besohet masivisht edhe në ditë me re duhet të mbroheni nga dielli. Rrezet UV depërtojnë nëpër re dhe mund të shkaktojnë dëme dhe plakje të parakohshme.
Miti 4: Ju nuk keni nevojë për mbrojtje nga dielli, sepse keni veshjet
Fakti: Një bluzë tipike e pamubktë ka faktor mbrojtës me SPF 5. Kjo do të thotë që dielli ju kap edhe nëse keni rroba.
Miti 5: Ekspozimi i diellit pranë një dritareje ose brenda një makine nuk është i dëmshëm
Fakti: Rrezet UV kalojnë edhe përmes xhami dhe mund të shkaktojnë dëme në lëkurë. Sigurohuni që të keni krem mbrojtës në fytyrë kur jeni në makinë, ose të mbani pëlhura që ju mbrojnë nga dielli.
Miti 6: Fëmijët mund të kalojnë gjithë ditën jashtë, nuk kanë nevojë të shqetësohen për diellin aq sa të rriturit
Fakti: Zgjidhni me kujdes oraret kur ekspozoni fëmijët në diell. Rrezet UV janë më të forta dhe më të dëmshme gjatë mesditës, kështu që është më mirë të mos dalin atëherë. Nëse kjo nuk është e mundur, kërkoni hije nën një pemë ose një ombrellë.
Miti 7: Syzet e diellit janë vetëm për pamjen
Fakt: Syzet e diellit janë shumë të mira për shëndetin e syve. Zgjidhni syzet e diellit që bllokojnë afërsisht 100% rrezet e dëmshme ultravjollcë. Syzet mbrojnë gjithashtu edhe lëkurën.
Miti 8: Sa më e lartë SPF, aq më e mirë mbrojtja nga dielli
Fakti: SPF më i lartë ju jep vetëm një mbrojtje të përmirësuar të UV. Por një SPF më i lartë në fakt mund t’ju japë një ndjenjë të rreme mbrojtjeje (dhe mund të qëndroni më gjatë në diell ose harroni ta riaplikoni kështu që mund të digjeni më shumë.
Lexo edhe: Cfare duhet te bejme kur femija digjet nga dielli
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu