Deri në muajin e 6 të jetës Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon ushqyerjen vetëm me qumësht. Më pas ai mund të ushqehet me ushqime të ngurta. Fëmija mund të konsumojë fruta dhe perime në formë pureje ose me copa të vogla, dhe gjithmonë nën kontrollin e një personi të rritur.
Cilat janë 7 ushqimet që mund të konsumojë një bebe duke i mbajtur ne dorën e tij?
Kanë vlera të mëdha edhe për shëndetin e syve. I zieni mirë dhe mund t’i shtypni pak me gishtat tuaj para se t’ja jepni fëmijës. Mund të fillohen nga muaji i 6 (ose më herët nëse mjeku juaj ka vendosur kështu).
Janë të pasura me prebiotikë. Mund të fillohen nga muaji i 6 dhe fëmijës mund t’ja ndani në 3 copa në mënyrë që të mund ta mbajë në dorë.
Shumë e pasur me vitaminë C dhe fibra. Mund të konsumohet në muajin 7-8 sepse më parë shfaq probleme me gazrat. E zieni dhe më pas i jepni fëmijës një lule në dorë, gjithmonë ndërsa ju jeni prezent.
- Drithërat
I përgatisni miell orizi me pure frutash dhe më pas e lejoni të ushqehet vetë me lugë. Kjo është shumë e rëndësishme për zhvillimin e fëmijës.
- Makaronat
Ato mund të jenë një ushqim shumë i mirë të cilin fëmija mund ta konsumojë vetë. Kujdesuni që edhe ato të jenë të copëtuara mirë.
- Buka
Kjo duket si një metodë e vjetër por që ende këshillohet. I jepni fëmijës copa bukë që të mund t’i fusë në gojë. Nga muaji 10 mund t’ja përgatisni me të verdhë veze.
Është shumë i pasur me vitamina dhe minerale, dhe do të ishte një ushqim shumë i mirë të cilin fëmija mund ta konsumonte vetë. Kujdesuni ta pastroni në mënyrën e duhur.
Lexoni edhe: Vlerat e makaronave per femijet
A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)
- Po (87%, 177 Votes)177
- Jo (13%, 26 Votes)26
Total Voters: 203

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu