Ushqimet e mëposhtme po i quajmë “superushqime” sepse janë shumë të pasura me vlera ushqyese si edhe sjellin shumë benefite për shëndetin e fëmijës.
Avokadoja
Avokadoja është i vetmi frut i cili përmban yndyrna “të mira” të cilat janë në gjendje të ulin nivelin e yndyrnave “të këqija”, pra ulin kolesterolin, i cili mund të dëmtojë zemrën nëse nuk është në nivelet e duhura. Ky frut është shumë i pasur me fibra, të cilat ndihmojnë në parandalimin e konstipacionit. Gjithashtu është shumë e pasur me vitaminë E, e cila mendohet se ndihmon në parandalimin e kancerit.
Boronicat
Boronicat janë shumë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë (substanca që çlirojnë qelizat e trupit nga substanca të tjera të dëmshme për to). Ato ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit, ta bëjnë memorien e fëmijës më të mprehtë, si edhe janë në gjendje të luftojnë disa lloje të kancerit. Qofshin ato të freskëta apo të ngrira, ky frut i vogël ka shumë benefite për shëndetin e fëmijës tuaj. Ju mund të bëni një pure me boronica dhe spinaq dhe më pas të lyeni një bisotë të fëmijës, bukën e hamburgerit që mund të përgatisni në shtëpi, kjo do të jetë një strategji e mirë për ta bërë fëmijën të ushqehet shëndetshëm.
Tërshëra
Kj lloj drithëre është shumë e mirë për të parandaluar mbetjen e sheqerit në gjak si edhe ndihmon pastron trupin nga kolsteroli i keq, duke i dhënë trupit energji për një kohë të gjatë. Janë shumë të pasura me fibra. Ju mund t’ja jepni atë fëmijës ta hajë me qumësht dhe boronica.
Salmoni
Ky peshk i ujërave të ftohta përmban yndyrna shumë të shëndetshme të njohura si omega-3, të cilat ulin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu ndihmojë për një humor më të mirë si edhe përmirësojnë kujtesën.
Spinaqi
Spinaqi është një burim shumë i mirë i hekurit, kalciumit, acidit folik si edhe vitaminës A dhe C, të cilat janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e mirë të trurit dhe kockave. Ju mund ta përdorni atë në supë, të gatuar me djathë ose të bëni salca të ndryshme. Është një ushqim që duhet të jetë gjithmonë i pranishëm në dietën e fëmijës.
Patatja e ëmbël
Patatja e ëmbël është shumë e pasur me vitaminë B, C dhe E. Gjithashtu ajo përmban kalçium, kalium dhe hekur, pa harruar të përmendim edhe sasinë e fibrave dhe karbohidrateve, të cilat ndihmojnë për një tretje më të mirë. Duke qënë se ato janë të pasura me karbohidrate, ulin sasinë e sheqerit në gjak.
Kosi
Kosi është shumë i pasur me kalçium dhe proteina. Ai ndihmon në përforcimin e kockave dhe dhëmbëve të fëmijës, duke ndihmuar gjithashtu edhe në peristaltikën e zorrëve, dhe për pasojë do të favorizojnë një tretje më të mirë, duke luftuar gjithashtu edhe bakteriet e zorrëve. Ju mund t’ja jepni atë fëmijës me fruta, duke evituar përdorimin e sheqerit.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu