- Përdoreni për të hequr qerpikët fallso
Vendosni pak vazelinë përgjatë vijës së qerpikëve, prisni disa minuta dhe do të vëreni se ato do të hiqen lehtësisht.
- Përdoreni si një ndriçues jo shumë të kushtueshëm
Për një look natyral, që të ndriçoni aplikoni pak vazelinë në faqet tuaja.
- Përdoreni për të shtruar qimet e pabindura të vetullave
Për t’i mbajtur drejt qimet e vetullave, lyejini ato me pak vazelinë.
- Përdoreni për një manikyr të pastër
Nëse nuk doni të lyeni asnjë milimetër përtej thonjve, lyeni zonën përreth tyre me vazelinë e më pas aplikoni manikyrin.
- Përdoreni si skrab për buzët
Përzieni vazelinë me sheqer dhe aplikojeni në buzë për pastrimin e tyre nga qelizat e vdekura.
- Përdoreni për të bërë produktet tuaja të makijazhit
Mund të shtoni vazelinë në tonin e syve, në labelot e buzëve etj.
- Përdoreni për të hequr rimelin
Për të hequr më lehtë rimelin, aplikoni vazelinë në qerpikët tuaj.
Lexo edhe: Disa metoda natyrale per te luftuar rrjebullen
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu