Disa muaj më parë kryetari i Bashksië së Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola u bënë për herë të parë prindër të një djali të quajtur Kajan.
E duket se 7 muaj kanë kaluar shpejt, pasi Ajola dhe djali i saj kanë nisur të udhëtojnë së bashku.
Ka qenë vetë bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë e cila, ka publikuar një foto me vogëlushin, duke I treguar një statujë.
“7 muaj dhe 1 ditë me Kajan”, shkruan Ajola në mbishkrimin e fotos.
Çifti Xoxa dhe Veliaj janë treguar gjithmonë shumë diskretë në lidhje me imazhin e djalit të tyre, duke u kujdesur që të mos e publikojnë asnjëherë.
Ata kanë treguar nëpër intervista se ardhja e Kajan në jetë ju ka ndryshuar gjithë botëkuptimin e tyre.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu