Të jetosh shëndetshëm duhet të kthehet në një kulturë në jetën tuaj jo vetëm në një periudhë që jeni duke menduar të sillni apo e keni sjellë në jetë një fëmijë. Ju duhet të jetoni shëndetshëm çdo ditë të jetës tuaj. Kjo nuk kushton shumë. Më shumë do t’ju kushtojë nëse do të bëni të kundërtën!
Ushqehuni shëndetshëm
Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të stinës, do të kushtojnë më pak para dhe do të jenë të shëndetshme. Përpiquni të konsumo pak nga të gjitha ushqimet pa e tepruar me sheqernat.
Bëni sport
Nuk jemi duke ju këshilluar të bëheni kampionë të garave olimpike apo të kaloni gjithë ditën në palestër. Mjaftojnë edhe 30-60 minuta ecje në ditë.
Pini mjaftueshëm ujë
Kjo duhet të jetë një kulturë tashmë për ju. Uji është aleati më i mirë i bukurisë dhe shëndetit.
Ajri i freskët
Të jetosh çdo ditë e mbyllur brenda një ambienti të shtëpisë nuk është e shëndetshme, qoftë për bukurinë apo shëndetin tuaj. Nëse do të shëtisni bëjeni larg zonave me smog.
Dielli
Trupi jonë ka nevojë për diell në mënyrë që të sintetizojë vitaminën D si edhe të na bëjë të jemi në humor të mirë.
Gjumi
Gjatë natës duhet të flejmë rreth 8 orë gjumë në mënyrë që të plotësojmë ciklin normal për të cilin organizmi ka nevojë.
Lexoni dhe: Kush ha ngadalë… jeton me shëndetshëm
A do te shkoni me pushime verore kete vere?
- Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
- Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
- Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
- Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144
Total Voters: 1 278

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu