Ju duhet të dini gabimet që bëni në lidhje me gjumin e fëmijës tuaj në mënyrë që të keni mundësi t’i shmangni. Zakonet e mira të gjumit do të sjellin një natë të qetë për të gjithë.
- Keni pritshmëri të larta nga fëmija juaj
Nuk duhet të çuditeni kur dëgjoni se një fëmijë 8 javësh fle gjatë gjithë natës, por nuk duhet të prisni që edhe fëmija juaj ta bëjë këtë. Ai mund të ketë nevojë për një kohë të gjatë (për shembull deri në muajin 6) për të pirë qumësht. Gjithashtu disa bebe deri në muajin 2-3 nuk e bëjnë dot diferencën midis ditës dhe natës. Duhet ta ndihmoni ju në lidhje me këtë.
- E vendosni fëmijën shumë vonë në shtrat
Nëse mendoni se një fëmijë i lodhur do të flejë më mirë dhe më shumë gaboheni.
- Ndonjëherë duhet të qetësoni bebin me mënyra të ndryshme
Nuk është gabim t’i bëni një shëtitje me makinë, apo me karrocë para gjumit nëse e shikoni se është tepër i frustruar. E rëndësishme është që kjo të mos bëhet një rutinë para gjumit.
- E stimuloni shumë fëmijën para se ta çoni për të fjetur
Ai duhet të përgatitet për gjumë në një ambient me pak drita, në qetësi si edhe të zhvillojë aktivitete që nuk e stimulojnë, për shembull leximi i një libri.
- Nuk e ndiqni rutinën e gjumit
Rutina është kryesorja! Ai duhet të dijë dijë se çfarë e pret pas këtyre veprimeve.
- E mësoni të flejë me vese
Ai duhet të mësohet të vetëqetësohet. Nëse natën fillon qan mund t’i shkoni pranë t’i thoni se është ora e gjumit, ta përkëdhelni lehtë dhe më pas të mos reagoni për pak minuta. Më pas sërish i flisni lehtë për ta bërë të flejë gjumë.
Lexoni edhe: Gjumi i femijes, eksperienca e nje nene

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu