Ju keni kaluar orë të tëra për të përgatitur ushqimin e fëmijës por disa gabime të përgjithshme mund të çojnë në kequshyerjen e tyre.
- Vendosni ju nëse fëmijën e ka marrë uria ose është ngopur
Shpesh prindërit e detyrojnë fëmijën ta mbarojë të gjithë pjatën edhe kur nuk i hahet. Kjo i shkakton stres fëmijëve dhe e bën ushqyerjen një eksperiencë të pakëndshme.
2.I kërkoni fëmijëve të largohen nga kuzhina
Kuzhina shihet zakonisht si një vend i rrezikshëm nga i cili fëmijët duhet të qëndrojnë larg. Në fakt, ju duhet t’i merrni fëmijët në kuzhinë dhe t’i përfshini në proceset e gatimit.
- Shqetësoheni për dietën tuaj në prani të fëmijëve
Ka një shans shumë të madh që fëmijët të imitojnë modelet e ushqyerjes së prindërve. Prandaj, tregoni kujdes të mos i shfaqni hapur preferenacat tuaja përpara fëmijëve.
- Hiqni dorë shumë shpejt
Nëse fëmija e refuzon një ushqim kjo nuk do të thotë që nuk duhet t’ja ofroni kurrë më. Fëmija ka nevojë ta provojë disa herë derisa të mësohet me atë shije.
- Insistoni që ushqimi të jetë pa yndyrë
Mos gatuani pa vaj sepse mendoni se është më e shëndetshme për fëmijët. Ata kanë nevojë edhe për yndyrë, vetëm se nuk duhet tejkaluar masa.
- Zëvendësoni vaktet me ëmbëlsira dhe lëngje
Nëse e praktikoni këtë me fëmijët, do t’ju bëhet zakon dhe do të refuzojnë të hanë ushqim kur t’ja servirni.
Këshilla për prindërit
- Ofroni sasi dhe llojshmëri ushqimesh të përshtatshme për grupmoshën e fëmijës.
- Krijoni një rutinë të caktuar që të hani të gjithë si familje në tryezë.
- Shmangni shqetësimet (TV, lodra apo libra) gjatë ngrënies.
- Mbani fëmijën të mbështetur mirë në një karrige të lartë nëse janë deri në 3 vjeç, që të mos largohen nga tryeza gjatë ngrënies.
- Inkurajojeni të ushqehet në mënyrë të pavarur.
- Gjithmonë jepini një gatim të preferuar mes shumëllojshmërisë së ushqimit.
- Prezantoni shpesh ushqime të reja.
- Ndryshoni servirjen e ushqimit herë pas here për të shmangur përsëritjen.
- Mbani një atmosferë të qetë dhe pozitive gjatë ngrënies.
- Mos u zemëroni, përdorni kërcënime, dënime ose shpërblime lidhur me ngrënien.
Lexo edhe: Ushyqerja e femijes, 6 keshilla per ta bere sa me te shendetshme
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu