A ju kujtohet sa peshonte fëmija juaj kur lindi? Joy Buckley, një mama e tre fëmijëve nga Upstate New York kurrë nuk do ta harrojë.
Vajza e saj Harper u lind më 12 mars në Qendrën Mjekësore Arnot Ogden në Elmira, Nju Jork dhe peshonte 6.8 kilogramë.
Harper është fëmija i tretë i Buckley. Pasi vuajti me infertilitetin për vite, ajo dhe burri i saj vendosën të adoptojnë një fëmijë. Ata po rrisnin vajzën e tyre kur u befasuan nga shtatzania e Buckleyt.
Fëmija i saj i parë ka lindur në vitin 2016 dhe peshonte 4.9 kilogramë, një peshë më e lartë se normalja. Duke patur këtë ekperiencë me fëmijën e parë biologjik, nëna e kishte përgatitur disi veten për peshën e fëmijës tjetër. Megjithatë, ajo kurrë nuk do ta kishte imagjinuar se do të lindte fëmijën me peshën më të lartë të spitalit.
Vajza e saj e tretë lindi përmes operacionit cezarian.
Për vogëlushen Harper nevojitej kujdes i specializuar pas lindjes së saj për të kontrolluar nivelin e sheqerit dhe oksigjenit, dhe si mamaja dhe foshnja tani po shërohen nga përvoja e tyre unike e lindjes.
Sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Rochesterit, diabeti është shkaku më i zakonshëm për lindjen e një fëmije kaq të madh, por një peshë e lartë e lindjes gjithashtu mund të lidhet me sa peshë fiton një nënë gjatë shtatzënisë dhe “disa foshnje janë të mëdha, sepse prindërit e tyre janë të mëdhenj”.
Por pavarësisht të gjithave, nëna e Harper ëhstë shumë e lumtur që e solli atë në jetë, sidomos pas betejës së saj të gjatë me infertilitetin.
Lexo edhe: Pesha e larte e lindjes rrit rrezikun e obezitetit
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu