Asnjë grua nuk e përjeton në mënyrë të njëjtë periudhën e shtatzanisë. Gjatë 9-të muajve gruaja mund të vazhdojë të jetë gruaja që ka qënë gjithmonë, por tek ajo mund të shfaqen edhe disa ndryshime të cilat ajo nuk i kishte menduar si pjesë e karakterit të saj. Nisur nga kjo, do të kemi 5 tipe të gruas shtatzanë.
- Gruaja super e organizuar. Kjo grua ka gjithçka të organizuar që në momentin e parë që zbulon se është shtatzanë. Ajo ka caktuar takimin me gjinekologun, ka menduar për emrin e fëmijës, rrobat e tij, veshjet e saj etj.
- Gruaja aktive. Kjo nënë e ardhshme e shijon momentin duke mos menduar për asgjë tjetër. Nuk i pëlqen këshillat që i japin dhe është tepër e qetë.
- Gruaja e “fiksuar”. Kjo nënë ushqehet tepër shëndetshëm dhe vendos para gjithçkaje shëndetin e saj dhe atë të fëmijës. Do të mjaftonte një dhimbje sado e vogël dhe e parëndësishme për ta bërë atë të shkonte me urgjencë tek mjeku.
- Gruaja indiferente. Nëse jeni edhe ju një grua e këtij tipi do të përpiqeni të qëndroni e qetë dhe të mos ndikoheni nga ndryshimet që do të pësojë trupi juaj, pra nuk do të shqetësoheni aspak nga strijat apo fryrja e këmbëve. Qetësia do t’ju karakterizojë gjatë 9-të muajve duke mos menduar se diçka e keqe do të ndodhë. Kjo grua nuk paraqet kërkesa të vecanta në ushqim apo diçka tjetër.
- Gruaja me “pretendime”. Kjo grua kërkon që e gjithë vëmendja të jetë tek ajo dhe kërkesat e saj sepse ajo është shtatzanë!
Lexoni edhe: Si ndryshon kujtesa e gruas ne shtatzani

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu