Të jesh prind është e vështirë por edhe të jesh gjysh apo gjyshe është e tillë. Sipas Howard Chillton, neonatolog me famë botërore dhe njëkohësisht gjysh, vështirësia qëndron në faktin se gjyshërit duhet të duan nipërit por pa e “pushtuar” lirinë e familjes së tyre, dhe mbi të gjitha pa zëvendësuar figurën e prindërve.
Atëherë si duhet të sillen gjyshërit?
- I ndihmoni por mos këshilloni. Të pakten jo nëse nuk jua ka kerkuar askush. Nëna e re ka shumë më nevojë për ndihmë pas lindjes.
- Mos u përpiqni të zëvendësoni babain. Shpesh gjyshërit, veçanërisht gjyshet, kanë tendencën të “fshihen”pas figurës së babait duke qënë se ai është në punë për një kohë të gjatë.
- Lajmëroni para se të shkoni për vizitë. Nëna e re mund të jetë në gjumë pas një nate të gjatë apo mund të ketë duke u marrë me punë të tjera.
- Eleminoni shprehjet negative të tipit “të pata thënë”. Në vend të kësaj diskutoni dhe jepni argumenta të sakta.
- I merrni nënës leje para se t’ja merrni fëmijën nga krahu. Mos harroni se në fillim ajo është shumë emocionale dhe mund të shprehë momente “xhelozie”.
[poll id=”8″]






Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock