1.Gjeni alternativat. Një furçë dhëmbësh prej bambuje është hapi i parë që sugjerohet për të shmangur plastikën. Gjithashtu brisqet për rruajtje mund të zëvendësohen me makineri rroje. Sapuni mund të zëvendësojë shishet e shampove dhe linesat apo tamponët mund të zëvendësohen me kupa menstruale. Për çdo gjë në shtëpi mund të gjeni një produkt alternativë dhe mund t’i zëvendësoni. Në dispozicion ka edhe kufje pa plastikë madje.
2.Reduktoni gradualisht mbeturinat. Përdorni ato që keni para se të blini diçka të re. Filloni me gjërat e vogla dhe mos i ndryshoni shpesh produktet. Është e dobishme të shihet se si funksionon një produkt i ri për ju përpara se të merrni ndonjë gjë tjetër. Gjithashtu ndryshimi gradual mund të jetë veçanërisht i dobishëm për ata që kanë një buxhet të dobët. Nëse ju bëni një listë të të gjitha sendeve plastike që keni në shtëpinë tuaj dhe alternativat me të cilat dëshironi t’i zëvendësoni ato, atëherë mund të kurseni mjaft gjatë muajit.
3.Shikoni për mundësitë e rimbushjes. Gjithnjë e më shumë marka tani ofrojnë mundësi shtesë rimbushëse. Për shembull një aromatizues që mund të merrni ofron mundësinë për t’u rimbushur. Apo ena që mban solucionin e duarve mund të rimbushet. Përveç kësaj ka disa produkte që mund t’i bëni vetë si për shembull aromatizuesin e shtëpisë. Keni plot metoda në internet se si mund t’i bëni këto gjëra.
4.Ricikloni. Ndërsa 90% e paketimit të gjërave për në kuzhinë riciklohet, vetëm 50% e produkteve në tualet riciklohen. Një mundësi e rekomanduar nga Shoqëritë e Riciklimit është të mbajmë një kosh të veçantë për produktet që mund të riciklojmë në tualet. Ka një gamë të gjerë produktesh për trupin dhe flokët që mund të riciklohen siç ka edhe një shumëllojshmëri produktesh që blihen dhe pa paketim.
5.Bashkohuni me një grup që sugjeron riciklimin e çdo gjëje në rrjetet sociale. Kërkoni për grupe të tilla në qytetin apo vendin tuaj dhe aty do të shihni se si ju sugjerojnë alternativat joplastike për çdo gjë që do të blini në dyqan. Jini të ndërgjegjshëm për nevojën e një pastrimi të natyrës dhe për nevojën për të pasur një ambient me sa më pak plastikë.
Lexo edhe: Objektet plastike shkak i infertilitetit mashkullor
A do te shkoni me pushime verore kete vere?
- Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
- Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
- Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
- Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144
Total Voters: 1 278

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu