Periudha e ndryshimit pas festave përjetohet edhe nga fëmijët. Si t’i rikthejmë ata në rutinën e përditshme pas pushimeve?
- Dhuroni dhe vlerësoni
Tregojini fëmijës për pjesën tjetër të botës që i rrethon që nuk ka mundësitë tuaja. Dhurojini atyre që janë më të varfër dhe mësojini të vlerësojnë ato që kanë, që shpesh mund t’i marrin për të mirëqena.
- Shkruaj letra falënderimi
Nëse fëmija për Vitin e Ri ka marrë dhurata nga gjyshërit, të afërmit etj, falënderojini ata përmes letrave që shprehin mirënjohje.
- Kujtojini për mundësitë në vazhdim
Periudha pas festave është shumë e qetë dhe mund t’i bëjë fëmijët pasivë. Prandaj flisni me ta për mundësitë dhe festat gjatë vitit që sapo ka filluar.
- Krijoni kohë cilësore për familjen
Luani me njëri-tjetrin, shëtisni, qëndroni ulur, pini kakao etj. Këto momente ju shërbejnë për të qëndruar me njëri-tjeterin e për të krijuar një lidhje më të fortë.
- Rikthejuni rutinës së shkollës
Kjo nuk është dhe shumë argëtuese, por është e nevojshme që fëmija të fokusojë vëmendjen tek mësimet pas shkëputjes së pushimeve.
Lexo edhe: 5 frutat qe ndihmojne ne detoksifikimin e trupit
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu