Të sjellësh në jetë një fëmijë është diçka shumë e bukur, por momenti i lindjes është tepër i vështirë. Të jesh pranë një gruaje që është duke lindur mund të jetë një eksperiencë pozitive ose negative (varet nga këndvështrimi juaj), megjithatë është e paharrueshme. Përsa i përket kësaj eksperience ka disa gjëra që nuk duhet t’ja thoni në asnjë moment gruas shtatzanë.
Nuk do të zgjasë shumë. Ju ndoshta do ta thoni me një qëllim të vetëm: ta bëni gruan të ndihet më e qetë dhe e sigurt, megjithatë ajo nuk do t’ju besojë aspak. Ajo e di shumë mirë që kohëzgjatja është diçka që asnjë nga ju nuk e përcakton dot.
Një mikja ime ka lindur…asaj nuk i intereson aspak kjo. Nëse do t’i tregoni se lindja e saj ka zgjatur pak do ta bëni të mendojë pse e veta po zgjat kaq, nëse do t’i tregoni se mikja juaj ka qënë me dhimbje për ditë të tëra do ta bëni të ndiejë edhe më tepër ankth. Proçesi i lindjes është i ndryshëm për gra të ndryshme.
Unë kam vepruar kështu…jo vetëm në momentin e lindjes, por gjatë gjithë shtatzanisë ajo do të dëgjojë shprehje të tilla, të cilat përveçse konfuzionit nuk do t’i sjellin asgjë pozitive.
Mos i krahasoni dhimbjet me të tjera. Babi! Mos i thuaj nënës se e keni ndier një dhimbje kaq të madhe kur keni thyer apo ndrydhur këmbën. Të jeni i sigurt se nuk ka qënë aspak kështu.
Ke frikë? Sigurisht që ka dhe nëse do t’i bëni një pyetje të tillë do t’i shtoni edhe më tepër ankthin.
Lexoni edhe: Te pavertetat e lindjes me operacion

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu